Integrimi në BE, Meta: Duhet te jemi ne një mendje. Vlahutin kujton komunizmin

meta-vlahutin

Kryetari i kuvendit ilir meta ka kërkuar nga politika shqiptare të qëndrojë e unifikuar mbi çështjet që kanë të bëjnë me procesin e integrimit të Shqipërisë. Madje ai e shikon si tejet pozitive vazhdimin e konsensusit të arritur mbi ndryshimet në kushtetutë.

Nga ana tjetër deputetja e Pd-së Majlinda bregu nënvizon se Shqipëria ende nuk i ka plotësuar detyrat e lëna nga BE, por shton se vendimi pozitiv për hapjen e negociatave do ti shërbejë Shqipërisë.

Ambasadorja e delegacionit të bashkimit Evropian në Shqipër Romana Vlahutin nënvizon se çështja e integrimit të Shqipërisë në BE nuk mund të jetë vetëm personale. Ndaj dhe ajo ka kërkuar që politikanët këtë pikë ta shikojnë dhe më gjerë. Teksa ka risjellë në vëmendje rrëzimin e komunizmit në Shqipëri,

Dua të rikthej në vëmendje protestat më shumë se 20 viteve më parë të shqiptarëve kur rrëzuar regjimin e egër të asaj kohe. Në atë kohë njerëzit thërrisnin e duam Shqipërinë si Evropa. Dhe kjo shprehje vazhdon edhe sot e kësaj dite të jetë e fortë

Çështja e anëtarësimit të Shqipërisë në BE u vu në qendër të diskutimeve në ceremoninë e hapjes së shkollës verore Evropiane, e organizuar nga Këshilli Kombëtar i Integrimit Evropian.

Pin It