Blogu italian: Tregojuni të gjithëve për mrekullitë e Shqipërisë

freig

Pas gazetave britanike, tashmë blogu Italian ‘Fringe in Travel’ reklamon Shqipërinë si një ndër vendet që duhet vizituar patjetër. Gazetarja Simona Scacheri rendit disa nga gjërat më të çmueshme që turistët, veçanërisht ata italianë, duhet të kenë parasysh kur të vizitojnë Shqipërinë.

Në shkrimin e saj gazetarja italiane këshillon lexuesit të mos iu besojnë atyre që gazetat shkruajnë për Shqipërinë, pasi realiteti nuk është si në vitet ’90. Ajo përmend midis të tjerave mirësjelljen e shqiptarëve, ushqimin tradicional dhe çmimet e ulëta.

Scacheri shkruan më tej se mrekullitë e Shqipërisë duhet t’ua shpjegojmë të gjithëve pasi, siç thotë ajo, ‘është e pamundur që të mos dashurohesh pas këtij vendi’.

Më poshtë po renditim 10 pikat e listës së gazetares italiane:

  1. Mos flisni anglisht sepse të gjithë flasin italisht. Madje edhe më të rinjtë, që tashmë njohin më mirë anglishten, do të përpiqen që t’ju bëjnë të ndiheni si në shtëpi.
  2. Mos u habisni nga mirësjellja e tyre, është e tillë vërtet.
  3. Mos refuzoni ndihmën, ose kur ju zgjasin dorën apo ku ju ftojnë për një kafe. Do të ndihen keq, tamam siç ndodh në Jug të Italisë.
  4. Mos iu beso gazetave. Duhet të pranosh faktin që të gjitha gjërat që ke lexuar në to për Shqipërinë e vitreve ’90 as nuk ekzistojnë më.
  5. Nuk mund të mbani dietë. Ushqimi është vërtet i mrekullueshëm. Duhet të provosh bukën e bërë në shtëpi dhe mbi të gjitha byrekun.
  6. Në këtë vend turisti është vërtetë i mirëpritur.
  7. Nuk ka sesi të mos ndihesh mirë kur ha një vakt me 4-5 varietete (përfshi edhe pijen).
  8. Mund të keni shumë asortimente me një çmim të ulët dhe shërbimi është i mirë.
  9. Nuk duhet të heshtësh. Duhet t’u thuash të gjithëve që Shqipëria është një vend i mrekullueshëm.
  10. Shqipëria është një nga vendet më të bukur të Europës, e gjallë, e aftë që të mirëpresë vizitorët dhe mbi të gjitha t’ju bëjë që të ndiheni si në shtëpi. E këtë nuk e gjen kudo, apo jo…?
  11. Nuk mund të bësh asgjë.. Je në Shqipëri. Është e pamundur që të mos dashurohesh pas këtij vendi.

 

 

Pin It