Brexit, rënia e paundit mundëson pushime më të lira në Londër

Holiday-in-London

Pushimet në Londër tani janë më të lirat prej 31 vjetësh. Rënia e Paundit me 14% në raport me dollarin amerikan dhe me 11% kundrejt euros ka çuar në uljen e përgjithshme të kostos së pushimeve në Britaninë e Madhe.

Pavarësisht se pasojat ekonomike të Brexit paraqesin vështirësi në tregjet globale, për admiruesit e Londrës ky është moment i duhur për të realizuar pushimet e dëshiruara. Nëse para një viti një natë në një nga hotelet luksoze me 5 yje në Londër kushtonte 450 dollarë, tashmë ky çmim ka rënë në 387 dollarë.

Po ashtu kanë rënë edhe çmimi i vizitës në pallatin mbretëror “Buckingham Palace”, çmimet e teatrove, taksive dhe restoranteve. Të gjitha këto përkthehen në kursime dhe kosto më të lira për pushuesit.

 

Pin It