Ligji i ri për sistemin e adresave, gjoba për pasaktësitë

ndertesa

Sistemi i adresave në Shqipëri ka mangësi të shumta, të cilat synohet të rregullohen nga projektligji i ri. Ky projektligj synon të plotësojë mangësitë në emërtimin e rrugëve dhe shesheve dhe përcakton masa ndëshkimore për zyrat e urbanistikës, që nuk përcaktojnë adresën në momentin e dhënies së lejes së ndërtimit.

Problemi i adresave të pasakta shkakton pengesa në lidhje me ofrimin e shërbimeve publike dhe private si shërbimi postar. Ky i fundit është nder sektorët që i vuan më shumë pasojat e kësaj dukurie.

Ndryshimet në projektligjin e ri parashikojnë që emërtimi i rrugëve, bulevardeve, shesheve do të jetë përgjegjësi e pushtetit vendor, prefekturave dhe zyrave të urbanistikës. Ligji i ri vendos dënimin me gjobë nga 30 000 (tridhjetë mijë) lekë në 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë për mosrespektimin e adresimit numerik dhe përcaktimin e adresës së plotë të objekteve ekzistente dhe të reja.

Pin It