Vjen në treg Solarin, telefoni i padepërtueshëm nga përgjuesit

Kompania britanike “Sirin Labs” pretendon se ka prodhuar celularin më të sigurtë në botë. Sipas tyre celulari i quajtur “Solarin” është i papërgjueshëm, prandaj edhe quhet si “telefoni ushtarak”.

Telefoni, i cili mundëson kodimin e mesazheve, është i mbrojtur nga sulmet kibernetike dhe në programet e tij nuk mund të depërtohet. Ai ka sensorë që arrijnë të identifikojnë shenjat e gishtave, duke mundësuar personalizimin e tij.

“Solarin” ka një procesor Snapdragon 810 me 2Ghz shpejtësi dhe 8 bërthama, 4 GB RAM, 128 GB memorie të brendshme, 5 antena me shpejtësi të lartë internet dhe kamerë 23.8 megapiksel.

Ky celular është i veshur me lëkurë italiane tepër cilësore dhe këshillohet kryesisht për biznesmenët. Jo më kot kushton plot 9 mijë e 500 paund.

Pin It