Organet që preken nga mosfunksionimi i tiroides

Hormonet më të rëndësishme të organizmit prodhohen nga gjendra e tiroideve, e cila gjendet në pjesën e përparme të qafës. Ajo është përgjegjëse për mirëfunksionimin e trurit, zemrës, mëlçisë e të gjitha organeve e sistemeve të tjera.

Kur gjëndra tiroide nuk arrin të prodhojë majftueshëm hormone,trupi vuan nga hipotiroidizmi. Trupi nuk është i aftë të prodhojë jod, ndaj dieta juaj ushqimore duhet të jetë e pasur me boronica, luleshtrydhe, kos, fasule dhe patate.
Kur hipotiroidizmi nuk trajtohet, mund të çojë në gjendje depresive, keqfunksionim të zemrës ose koma, por kur diagnostikohet me një test të thjeshtë të gjakut, hipotiroidizmi trajtohet lehtësisht me një pilulë të përditshme. Lexoni më poshtë shenjat dhe simptomat e ketij problemi shëndetësor:

1.Dobësi dhe lodhje
2. Flokë të thatë, të dobët, lëkurë e zbehtë
3. Intolerancë ndaj te ftohtit
4. Kapsllëk
5. Dhimbje muskujsh
6. Humbje kujtese
7. Depresion dhe nervozizëm.
Është e rëndësishme të theksohet se jo të gjithë e përjetojnë hipotiroidizmin në të njëjtën mënyrë./Living/

Pin It