Kalendari historik: 18 korrik

18 Korriku është dita e 199 – kështu që deri në fund të vitit kanë mbetur edhe 166 ditë.

Ngjarje

 

1768 – Gazeta Boston boton vargjet “Liberty Song” kënga e parë patriotike e Amerikës. “Në Liri jemi lindur dhe në Liri do të jetojmë. Qeset tona janë të gatshme. Qëndroni, miq, qëndroni; Jo si skllevër, por si të lirë paratë tona do t’i japim”.

1811 – Lindi William Makepeace Thackeray, shkrimtar britanik – prindërit e tij ishin me prejardhje anglo-indiane nga Kalkuta. Thackery nuk u shqua në mësime, por shkoi në Kembrixh, ku hyri në Trinity College më 1819. Atij i pëlqente të lexonte Horacin dhe autorë të tjerë klasikë. Para suksesit me romanin Vanity Fair (Panair i Kotësive), Thackeray kishte punuar si gazetar, kritik letrar, kritik artit, shkroi artikuj ditorë, anonim ose me pseudonim. “Panairi i Kotësive është një vend i lig, me njerëz pamend, plot pretedime, mashtrime, gënjeshtra” – Thackeray, vdiq më 1863.

1918 – Lindi Nelson Mandela; i burgosur për 28 vjet; fitues i çmimit Nobel të Paqes (1993); Presidenti i Afrikës së Jugut; vdiq më 5 dhjetor 2013.

1932 – Shqipëri; drejtori i shkollës teknike amerikane Harry Fultz largohet nga Tirana pas vendimit të mbretit Zog për shtetëzimin e arsimit – kjo ishte një masë e mbretit për të parandaluar përpjekjet italiane për shtrijen e ndikimit  në vend, duke trajtuar njësoj të gjitha shkollat e huaja. Fultz u nis nga porti i Durrësit për në SHBA, duke lënë postin e drejtorit të shkollës teknike që prej vitit 1922 – shkolla ishte krijuar në vitin 1921 me fonde të Kryqit të Kuq amerikan. Pas luftës së dytë botërore, Fultz do të kthehej në Tiranë si zv/shef i misionit diplomatik amerikan, për t’u dëbua nga qeveria komuniste si person i padëshiruar në vitin 1946. Pas rënies së komunizmit në fillim të viteve 1990 në Tiranë u krijua Fondacioni Harry Fultz për rihapjen e shkollës së tij teknike, sot kolegj komunitar.

1976 – Nadia Komaneci (14 vjeç) bëhet personi i parë në historinë e Lojrave Olimpike që fiton të gjitha pikët e mundshme (10) në gjimnastikë.

Lindje

  • 1811 – William Makepeace Thackeray, letrar anglez
  • 1853 – Hendrik Antoon Lorentz, fizikan holandez
  • 1887 – Vidkun Quisling, politikan norvegjez
  • 1909 – Andrej Gromyko, politikan sovjetik
  • 1918 – Nelson Mandela, politikan i Republikës Jugo-Afrikane
  • 1921 – John Glenn, astronaut amerikanë
  • 1999 – Donika Nuhiu, këngëtare shqiptare
Pin It