Parashikimi i motit, e martë 18 korrik 2017

Territori shqiptar paraqitet me kthjellime dhe vranësira të lehta në ultësirën perëndimore ndërsa kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme do të ketë në zonat Jugore dhe Lindore.

Orët e pasdites, do të vijojë me kthjellime në zonat bregdetare dhe të ulëta ndërsa vranësira më të dukshme do të ketë në zonat malore-lindore, kryesisht në juglindje të territorit.

Në mbrëmje, vranësirat largohen nga territori duke e lënë me mot të kthjellët.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit sjellin një rritje të lehtë në të dy vlerat ekstremale ditore.

Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi verior, duke gjeneruar në det dallgëzim 2-3 ballë.

Pin It