UKT, disa zona të kryeqytetit kufizime te ujit të pishëm. Ja zonat!

ujsjelles

Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizime njofton se do të ketë kufizime të ujit të Pijshëm në disa zona të Tiranës.

Shkak i ndërprerjes së ujit të pishëm mësohet të jenë bërë disa punime që po kryhen në Tiranë në kompaninë e shpërndarjes së energjisë elektrike.

Për pasojë, stacioni i pompimit të Qafë-Mollës ka mbetur përkohësisht pa energji elektrike.

Për këtë arsye do të ketë kufizime të furnizimit me ujë të pijshëm në zonat e Saukut, Tiranës së Re, Qesarakës, Ali Demit dhe Shkozës.

Pin It