INSTAT: Papunësia në nivelin 12% për janar-mars 2016

job

Sipas të dhënave të INSTAT shkalla e papunësisë gjatë tremujorit të parë të 2016 është 12%. Afërsisht 139 mijë e 154 persona janë rregjistruar si punëkërkues të papunë, ndërsa Tirana, Fieri, Elbasani dhe Vlora kanë numrin më të madh të të papunëve të rregjistruar.

Numri i të papunëve të rregjistruar është ulur me 4.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2015. Ndërkohë që prej të papuneve të rregjistruar tremujorin e parë të 2016-ës, vetëm 4% përfituan pagesë papunësie.

Prefektura e Kukësit ka përqindjen më të lartë të të papunëve që rregjistruar në skemën e pagesës së papunësisë, rreth 7.2%, ndërsa Fieri ka përqindjen më të ulët, 1.3%.

Pin It