OSHEE me shërbim telefonik gjatë sezonit turistik

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka gati grupet e gatishmërisë për furnizimin pa ndërprerje me energji elektrike gjatë sezonit turistik këtë verë. Për këtë arsye OSHEE ka publikuar hartën me numrat e telefonit në shërbim të qytetarëve dhe pushuesve nga Velipoja në Ksamil.

GJithsej janë rreth 500 punonjës të cilët do të kontrollojnë dhe menaxhojnë rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike për zonat bregdetare. Ata do të lokalizojnë defektet dhe do të marrin masat për zgjidhjen e tyre brenda një kohe të shkurtër.

Abonentët do të mund të kontaktojnë me njësitë administruese të zonave bregdetare përmes 19 numrave të telefonit për zonat përkatëse si më poshtë:

  1. Shkodra 022 80 10 23
  2. Velipoja 069 41 40 343
  3. Shëngjini 069 41 45 502
  4. Patoku 069 41 49 766
  5. Durrësi 052 22 20 97
  6. Bisht Pallë/Gjiri i Lalsit/Durrës/Plepa 069 41 42 073
  7. Shkëmbi Kavajës/Golem/Spille 069 41 46 455
  8. Lushnje 032 23 05 20
  9. Divjaka 069 41 40 475
  10. Fier 034 21 00 00
  11. Seman 069 41 46 301
  12. Vlora 033 22 62 60
  13. Novoselë/Zvërnec/Vlorë/ Rradhimë/Orikum/Llogara 069 41 47 539
  14. Palasë/Dhërmi/Vuno/Jal 069 41 41 781
  15. Himarë/Qeparo 069 41 46 631
  16. Saranda 084 42 62 55
  17. Borsh/Lukovë 069 41 44 980
  18. Sarandë 069 41 44 933
  19. Çukë/Ksamil 069 41 44 920
Pin It