Kalendari historik: 30 korrik

30 Korriku është dita e 211 – kështu që deri në fund të vitit kanë mbetur edhe 154 ditë.

Ngjarje

1629 – Dridhja e Tokës në Naples, Itali shkakton vdekjen e 10.000 personave.

1729 – Themelohet Baltimore, Maryland. Qyteti është emëruar pas irlandezit Cecilius Calvert, i njohur si Lord Baltimore (1605-1675), themelues i kolonisë dhe provincës Maryland. Baltimore është një anglicizëm i emrit irlandez ‘Baile – Ti Mhoir’, që do të thotë “fshat i madh ose me shtëpi të madhe”, emri i pronës së familjes Calvert në Qarkun Longford, Irlandë.

1818 – Lindi Emily Bronte, autore angleze dhe poete. Fillimisht romani Wuthering Heights, që ajo shkroi, u la në heshtje nga kritika. Vetëm pas vdekjes më 1848,  libri tërhoqi vemendje dhe fitoi emër si kryevepër letrare.

1926 –  Ambasadorët e fuqive të mëdha në Konferencën e Parisit ratifikojnë protokollin e Firencës (1925) mbi përcaktimin përfundimtar të kufijve të Shqipërisë. Pakti u nënshkrua nga Franca, Britania, Rusia, Italia, Japonia; krahas tyre Shqipëria, Greqia e Jugosllavia, dhe u regjistrua zyrtarisht në Lidhjen e Kombeve – Kështu, çështja e kufijve u mbyll përfundimisht, por ratifikimet vazhduan të shkaktonin tensione midis Shqipërisë dhe fqinjëve të saj.

1930 – Në Montevideo, Uruguai fiton Kupën e parë Botërore të Futbollit.

1954 – Elvis Presley debito me shfaqje publike.

1956 – Një rezolutë e përbashkët e Kongresit të SHBA, nënshkruhet nga presidenti Dwight D. Eisenhower, që autorizon moton kombëtare “In God We Trust”

1965 – Presidenti amerikan Lyndon B. Johnson nënshkruan aktin e sigurimit social të vitit 1965 duke themeluar Medicare dhe Medicaid.

1971 – Programi Apollo: Anija Apollo 15 zbret në Hënë modulin Falcon për eksplorim (automjeti i parë Rover në Hënë). Ekuipazhi i anijes Apollo 15 përbëhej nga atronautët David Skot, Alfred Uorden dhe Xhejms Irvin. Ata u nisën nga Toka në korrik 1971 dhe zbritën në Hënë në zonën e quajtur Hadley Rille afër Maleve Apenine, në veriperëndim të vendin ku ishte ulur Apolli 11. Astronautët e Apollo 15 u kthyen pa problem në Tokë. Shkencëtarët u befasuan nga gurët që ata sollën me vete. Njërin prej tyre, shkencëtarët e quajtën Guri i Gjenezës, sepse besohet të ketë një moshë prej 4 miliardë vjetësh. Sipas shkencëtarëve, ky gur ishte krijuar kur Hëna kishte qënë në moshën e saj më të herëshme. Gjithashtu, dheu që astronautët sollën nga Hëna përmbante copa kristali në ngjyrë portokalli. Shkencëtarët thonë se ky kristal ishte rezultat i materialeve të krijuara në një thellësi prej 300 kilometrash nën sipërfaqen e Hënës.

1980 – Knesseti ose parlamenti izraelit miratoi Ligjin për Jeruzalemin kryeqytet, i cili shkaktoi reagim të fuqishëm proteste nga komuniteti botëror. Për shembull, Rezoluta e Këshillit të  Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, miratuar me 14 vota për dhe vetëm 1 abstenim (Shtetet e Bashkuara), deklaroi menjëherë se ligji ishte i pavlefshme dhe duhet të anulohet”. Kjo rezolutë u bëri thirrje vendeve anëtare për të tërhequr misionet e tyre diplomatike nga qyteti.

2003 – Në Meksikë, prodhohet makina i fundit i tipit Volkswagen Beetle.

 

Lindje

1045 – Patrick Modiano, shkrimtar francez, nobelist

1947 – Arnold Schwarzenegger, aktor dhe politikan amerikan me prejardhje austriake.

Vdekje

1898 – Otto von Bismarck, politikan gjerman (l.1815.)

 

Pin It