Kalendari historik: 30 maj

30 Maji është dita e 150 e vitit, deri në fund të tij janë edhe 215 ditë.

Ngjarje

1498 – Kristofor Kolombi niset me 6 anije për udhëtimin e tretë në Amerikë. Tre nga anijet shkuan në ishullin Hispaniola (sot Haiti dhe Republika Domenikane), ndërsa Kolombi me 3 anijet e tjera u nis për eksplorim të rajonit Karaibe. Gjatë këtij udhëtimi, Kolombi vërejti se Toka nuk ishte sferë e përkryer. Gjithashtu ai spekulloi se kontinenti i ri mund të kete qenë vendndodhja e Kopshtit biblik të Edenit. Kolombi u kthye në Hispaniola më 19 gusht, vetëm për të gjetur se shumë nga kolonët ishin hedhur në rebelim kundër pushtetit të tij – rebelët thonin se Kolombi i kishte mashtruar se do të gjenin pasuri të shumta në Botën e Re. Kolombi, si guvernator i ishullit, e shtypi rebelimin dhe dënoi me varje disa anëtarë të ekuipazhit, për mosbindje. Në ditarin e tij në shtator 1498 ai shkruan: “Ishulli është i pasur; prej këtu dikush mund të dërgojë shumë skllevër për t’i shitur në Evropë.” Në vitin 1500, mbretëria e Spanjës e shkarkoi Kolombin nga posti i guvernatorit,  e arrestoi, dhe e transportoi të lidhur me zinxhirë në Spanjë. Më pas, Kolombi u lirua dhe u lejua të kthehej në Botën e Re, por jo si guvernator.

1539 – Eksploruesi spanjoll Hernando de Soto zbulon Floridën.

1783 – Benjamin Towne boton Pennsylvania Evening Post, gazeta e parë e përditshme në SHBA.

1835 –Angli; lindi Alfred Austin, kritik, romancier dhe gazetar politik. Edhe pse studioi për ligj, jeta e tij profesionale u përqendruar në letërsi. Austin u botua rregullisht për gjysmë shekulli dhe zuri vendin e Tennysonit si poet laureat i Anglisë në vitin 1896, megjithatë, ai citohet si poeti anglez më pak i lexuar. Kritikët thonë se Afred Austin ishte gjeni, por mburrej se ishte i tillë dhe kjo e bënte atë më pak popullor. Vdiq në Londër më 1910

1913 – Nënshkruhet Traktati i Londrës mbi rregullimin e territoreve që dolën nga përfundimi i Luftës së Parë Ballkanike. Palët luftuese ishin Lidhja fitimtare e Ballkanit (Serbia, Greqia, Bullgaria, dhe Mali i Zi ) dhe Perandoria e mundur Osmane. Fuqitë e mëdha ishin Britania, Gjermania, Rusia, Austro-Hungaria dhe Italia. Luftimet kishin pushuar zyrtarisht më 2 dhjetor 1912, ndërsa jo zyrtarisht, serbët dhe grekët vazhdonin marrjen e territoreve;  Në konferencën e Londrës – e cila filloi punimet në dhjetor 1912, pak pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë – u diskutuan tre pika kryesore që ishin burim mosmarrëveshjesh:
1- statusi i territorit të Shqipërisë, kryesisht e pushtuar nga Serbia, Mali i Zi, dhe Greqia.
2- statusi i Novi Pazarit zyrtarisht nën mbrojtjen e Austro-Hungarisë që prej Traktatit të Berlinit në vitin 1878.
3- statusi i territoreve të tjera: Kosovë, Maqedoni, Traki.

1922 – Përurohet përmendorja e Linkolnit në Uashington, DC. Monumenti u projektua nga Henry Bacon në formën e një një tempulli të lashtë dorik, rrethuar nga 36 kolona që përfaqësojnë numrin e shtetet të Unionit në kohën e vdekjes së presidentit. Brenda ‘tempullit’ është një statujë gjigande  e Lincolnit ulur në poltron, vepër e skulptorit Daniel Chester, si dhe dy murale nga Jules Guerin.

Lindje

  • 1876 – Vladimir Nazor, letrar kroat
  • 1985 – Miriam Cani, këngtare shqiptare

Vdekje

  • 1431 – Mbylli sytë vajza guximtare, e njohur si Zhan D’Ark, e cila u dënua si heretike nga një gjykatë kishtare (në vitin 1920 u shenjtërua nga Papa Benedikti XV). E dogjën në turrën e druve.
  • 2005 – Tomasz Pacyński, shkrimtar polak (lindi më 1958)
  • 2007 – Gunturu Seshendra Sarma, poet indian (b.1927)

Festa dhe përvjetore

  • 1946 – U përurua shtypshkronja “Mihal Duri”, më e madhja dhe më e rëndësishmja, ku shtypeshin pothuaj të gjitha botimet shqiptare deri në vitet ’90.

 

 

 

Pin It