Kalendari historik: 30 maj

30 Maji është dita e 150 e vitit, deri në fund të tij janë edhe 215 ditë.

Ngjarje

1498 – Kristofor Kolombi niset me 6 anije për udhëtimin e tretë në Amerikë. Tre nga anijet shkuan në ishullin Hispaniola (sot Haiti dhe Republika Domenikane), ndërsa Kolombi me 3 anijet e tjera u nis për eksplorim të rajonit Karaibe. Gjatë këtij udhëtimi, Kolombi vërejti se Toka nuk ishte sferë e përkryer. Gjithashtu ai spekulloi se kontinenti i ri mund të kete qenë vendndodhja e Kopshtit biblik të Edenit. Kolombi u kthye në Hispaniola më 19 gusht, vetëm për të gjetur se shumë nga kolonët ishin hedhur në rebelim kundër pushtetit të tij – rebelët thonin se Kolombi i kishte mashtruar se do të gjenin pasuri të shumta në Botën e Re. Kolombi, si guvernator i ishullit, e shtypi rebelimin dhe dënoi me varje disa anëtarë të ekuipazhit, për mosbindje. Në ditarin e tij në shtator 1498 ai shkruan: “Ishulli është i pasur; prej këtu dikush mund të dërgojë shumë skllevër për t’i shitur në Evropë.” Në vitin 1500, mbretëria e Spanjës e shkarkoi Kolombin nga posti i guvernatorit,  e arrestoi, dhe e transportoi të lidhur me zinxhirë në Spanjë. Më pas, Kolombi u lirua dhe u lejua të kthehej në Botën e Re, por jo si guvernator.

1539 – Eksploruesi spanjoll Hernando de Soto zbulon Floridën.

1574 – Henry III bëhet mbret i Francës.

1783 – Benjamin Towne boton Pennsylvania Evening Post, gazeta e parë e përditëshme në SHBA.

1808 – Itali; Napoleon Bonaparti anekson Toskanën dhe i jep kësaj krahine vende përfaqësimi në Senatin francez.

1835 –Angli; lindi Alfred Austin, kritik, romancier dhe gazetar politik. Edhe pse studioi për ligj, jeta e tij profesionale u përqendruar në letërsi. Austin u botua rregullisht për gjysmë shekulli dhe zuri vendin e Tennysonit si poet laureat i Anglisë në vitin 1896, megjithatë, ai citohet si poeti anglez më pak i lexuar. Kritikët thonë se Afred Austin ishte gjeni, por mburrej se ishte i tillë dhe kjo e bënte atë më pak popullor. Vdiq në Londër më 1910

Verbim i Dashurisë, nga Alfred Austin
(shqipërim)

Tani e di që dashuria është e verbër, sepse unë
S’mund të shoh asnjë ngjyrë në këtë tokë të bukur,
Jo jetë, jo dritë, nuk kam besim në të ardhmen, nuk kam gëzim,
As kënaqësi e as qëllim, kur ti nuk je afër .
Mungesa jote mërgon diellin nga qielli,
Sjell fundin e pranverës, kontrollon ardhjen e verës,
Dhe bën të gjendet me bollëk, vetëm vdekje.
Por kur ti çan errësirën, dhe
Me sytë e çelur ndriçon zymtësinë time,
Papritmas zog në çdo degë këndon,
Qielli hapet, toka çahet gjithnjë e më pak,
Dheu është i gjallë si eter tani,
Çdo gjë duket e bukur kur ti afrohesh.

1848 – Meksika ratifikon traktatin duke i dhënë SHBA-së; New Meksikon, Koloradon dhe pjesë të Nevadës, Utahn, Arizonën në këmbim të 15 milionë dollarëve.

1883 – Në New York City, një thashethemë se Ura Brooklyn do të rrëzohet shkakton një rrëmujë e cila shtyp 12 njerëz.

1909 – Reuben Siegel vuri themelin e shtëpisë së parë në Tel – Aviv. Qyteti Tel Aviv u themelua nga komuniteti hebre në periferi të qytetit të lashtë port të Jaffas. Më pas, Tel Avivi dhe Jaffa u bashkuan në një komunë të vetme në vitin 1950, dy vjet pas krijimit të shtetit të Izraelit. Që nga viti 2003, Tel Aviv (Qytet i Bardhë) është pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESKO.

1913 – Nënshkruhet Traktati i Londrës mbi rregullimin e territoreve që dolën nga përfundimi i Luftës së Parë Ballkanike. Palët luftuese ishin Lidhja fitimtare e Ballkanit (Serbia, Greqia, Bullgaria, dhe Mali i Zi ) dhe Perandoria e mundur Osmane. Fuqitë e mëdha ishin Britania, Gjermania, Rusia, Austro-Hungaria dhe Italia. Luftimet kishin pushuar zyrtarisht më 2 dhjetor 1912, ndërsa jo zyrtarisht, serbët dhe grekët vazhdonin marrjen e territoreve;  Në konferencën e Londrës – e cila filloi punimet në dhjetor 1912, pak pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë – u diskutuan tre pika kryesore që ishin burim mosmarrëveshjesh:
1- statusi i territorit të Shqipërisë, kryesisht e pushtuar nga Serbia, Mali i Zi, dhe Greqia.
2- statusi i Novi Pazarit zyrtarisht nën mbrojtjen e Austro-Hungarisë që prej Traktatit të Berlinit në vitin 1878.
3- statusi i territoreve të tjera: Kosovë, Maqedoni, Traki.

1922 – Përurohet përmendorja e Linkolnit në Uashington, DC. Monumenti u projektua nga Henry Bacon në formën e një një tempulli të lashtë dorik, rrethuar nga 36 kolona që përfaqësojnë numrin e shtetet të Unionit në kohën e vdekjes së presidentit. Brenda ‘tempullit’ është një statujë gjigande  e Lincolnit ulur në poltron, vepër e skulptorit Daniel Chester, si dhe dy murale nga Jules Guerin.

1941 – Lufta e Dytë Botërore: Gjermania pushton Kretën.

1982 – Spanja bëhet shteti i 16-të i NATO-s dhe shteti i parë që bashkohet me aleancën qysh nga antarësimi i Gjermanisë Perëndimore më 1955.

Lindje

  • 1672 – Petri i Madh , mbret rus
  • 1799 – Ferdo Livadić, kompozitor kroat
  • 1814 – Mihail Bakunjin, revolucionar rus
  • 1876 – Vladimir Nazor, letrar kroat
  • 1896 – Howard Hawks, regjisor amerikan i filmit
  • 1908 – Hannes Alfvén, fizikant suedez
  • 1909 – Benny Goodman, muzikant amerikan
  • 1955 – Safet Oručević, plitikan boshnjak nga Mostari
  • 1959 – Bllazh Slishkoviq, futbollist kroato-boshnjak dhe trener futbolli
  • 1985 – Miriam Cani, këngtare shqiptare

Vdekje

  • 1431 – Mbylli sytë vajza guximtare, e njohur si Zhan D’Ark, e cila u dënua si heretike nga një gjykatë kishtare (në vitin 1920 u shenjtërua nga Papa Benedikti XV). E dogjën në turrën e druve.
  • 1980 – Karl Radle, bas kitarist amerikan (lindi më 1942)
  • 1981 – Don Ashby, lopatar kanadez hokej mbi akull (lindi më 1955)
  • 1981 – Rrahman Ziaur, Presidenti i Tetë i SHBA (lindi më 1936)
  • 1986 – Perry Ellis, dizajner amerikan (lindi më 1940)
  • 1993 – Die Ra, muzikant amerikan (lindi më 1914)
  • 1994 – Ezra Taft Benson, udhëheqës fetar amerikan (lindi më 1899)
  • 1994 – Marcel Bich, sipërmarrës frëng (lindi më 1914)
  • 1994 – Agostino Di Bartolomei, futbollist italian (lindi më 1955)
  • 1995 – Ted Drake, futbollist angleze (lindi më 1912)
  • 1995 – Bobby Stokes, futbollist angleze (lindi më 1951)
  • 2000 – Tex Beneke, bandleader dhe muzikant amerikan (lindi më 1914)
  • 2000 – Doris Hare, aktore e Uellsit (lindi më 1905)
  • 2005 – Fazal Mahmood, futbollist Pakistani (lindi më 1927)
  • 2005 – Tomasz Pacyński, shkrimtar polak (lindi më 1958)
  • 2006 – Shohei Imamura, drejtor filmi japonez (lindi më 1926)
  • 2006 – Robert Sterling, aktor amerikan (lindi më 1917)
  • 2006 – David Lloyd, biolog i Zelandes së Re (lindi më 1938)
  • 2007 – Jean-Claude Brialy, aktor freng(lindi më 1933)
  • 2007 – Gunturu Seshendra Sarma, poet indian (b.1927)
  • 2008 – Lorenzo Odone, figurë mjekësor amerikan (lindi më 1978)
  • 2009 – Torsten Andersson, Piktori suedez (lindi më 1926

Festa dhe përvjetore

  • 1946 – U përurua shtypshkronja “Mihal Duri”, më e madhja dhe më e rëndësishmja, ku shtypeshin pothuaj të gjitha botimet shqiptare deri në vitet ’90.
Pin It