Kalendari historik: 4 prill

1147 – Emri i Moskës gjendet i shkruar për herë të parë, në një dokument ku Yuri Dolgorukiy e fton princin e Novgorodit për të ardhur në Moskë. Në vitin 1237-1238, mongolët e dogjën Moskën dhe vranë banorët e saj. Pas kësaj, Moska u bë kryeqyteti principatës së pavarur  Vladimir – Suzdal, dhe për shumë vite filloi të tërheqë një numër të madh të refugjatësh nga e gjithë Rusia.

1581 – Francis Drake merr titullim e ‘Kalorësit’ nga Mbretëresha Elizabeth për përfundimin e një udhëtimi rreth botës me anije. Drake ishte i dyti në komandë i flotës angleze kundër Armadas spanjolle në 1588. Ai vdiq nga ethet në janar 1596 pas një sulmi pa sukses kundër qytetit San Juan, Puerto Rico, dhe u varros në det pranë brigjeve të Panamasë. Bëmat e Drejkut janë legjendare. Për kapjen e tij gjallë a vdekur, mbreti spanjoll Filipi II ofroi një shpërblim prej 20.000 dukatesh (6.5 milionë dollarë me vlerën e sotme).

1721 – Robert Walpole bëhet i pari kryeministër i Britanisë  nën Mbretit George I. Deri atëherë, Mbretëria e Bashkuar nuk kishte patur kryeministër në organikë.

1796 – Georges Kuvie mbajti leksionin e tij të parë paleontologjik në Muzeun Kombëtar të Historisë së Natyrës në Paris, duke folur mbi fosilet e elefantëve dhe llojeve të ngjashme; me këtë, Kuvie u bë themelues i shkencës së paleontologjisë, e cila shtrihet në kufirin ndërmjet biologjisë dhe gjeologjisë, por ndryshon nga arkeologjia.

1812 – Presidenti i SHBA-së James Madison miraton një embargo 3-muajshe tregtare ndaj Britanisë.

1814 – Napoleoni heq dorë për herë të parë nga froni dhe ia kalon atë birit të tij, Napoleoni II.

1818 – Kongresi i Shteteve të Bashkuara miraton flamurin kombëtar me 13 vija të kuqe dhe të bardha dhe 20 yje – një yll për çdo shtet. Shtetet e Bashkuara atëherë përbëheshin nga 20 shtete.

1932 – Profesor C.G. King i Universitetit të Pitsburgut, Pensilvani, veçoi Vitaminën C, pas pesë vitesh kërkimi në laborator. Këshilla e tij e parë ishte; merrni një limon, shtrydheni, lëngun e tij pijeni, dhe shpejt do të ndjeheni më mirë.

1949 – Washington DC; Dymbëdhjetë vende evropiane nënshkruajnë Traktatin e Atlantikut të Veriut duke krijuar NATO-n.

Lindje

1928 – Maya Angelou, poete amerikane (vdiq më 2014)

  • 1929 – Branco – Futbollist dhe trainer brazilian

Vdekje

  • 1929 – Carl Benz, inxhinier gjerman (lindi më 1844)
  • 1968 – Martin Luther King, teolog amerikan, luftëtar për të drejta të njeriut dhe fitues i çmimit Nobel për paqë.

Festa dhe përvjetore

  • Senegal – Festa e Pavarësise
  • Dita ndërkombëtare e vetëdijesimit nga minat
Pin It