Kalendari historik, 5 nëntor

woodrow_wilson-h

Woodrow Wilson zgjidhet president i 28-­të i Shteteve të Bashkuara dhe shërben për dy mandate. Ish­president i Universitetit Princeton, pastaj Guvernator i Nju Xhersit; më 1912, ndahet nga Partia Republikane dhe zgjidhet president si demokrat. Biografi i tij Arthur Link thotë, se Wilson ishte orator magjepsës gjatë një kohë kur populli amerikan admironte oratorinë mbi të gjitha aftësitë e tjera politike. Wilson ishte njeri fetar “presbiterian” dhe besonte në ungjillizimin e botës; nga kjo, thonë historianët, lindi edhe “idealizmi wilsionian”, sipas të cilit, Shtetet e Bashkuara duhet të hynin në arenën botërore për të luftuar për demokraci; shpesh kjo ka qenë një pikë e diskutueshme në politikën e jashtme amerikane. Për sponsorizimin e Lidhjes së Kombeve, Wilson u nderua me Çmimin Nobel për Paqe në vitin 1919.

lewis3web

1930 – Sinklair Lewis fiton Çmimin Nobel në Letërsi, duke u bërë shkrimtari i parë nga Shtetet e Bashkuara që nderohet me këtë çmim. Në fjalimin para Akademisë suedeze, Lewis vlerësoi Theodore Dreiser, Ernest Hemingway dhe shkrimtarë të tjerë bashkëkohës. Ai gjithashtu u ankua se në Amerikë shumica e lexuesve dhe shkrimtarë, vazhdojnë të frikësohen ndaj çdo letërsie që nuk lavdëron çdo gjë amerikane, qofshin gabime apo virtyte. Sinklair Lewis kritikoi ashpër edhe letërsinë e institucionalizuar, “profesorët tanë nuk pranojnë letërsi ndryshe, por e duan atë të qartë, të ftohtë, të purifikuar, të vdekur.” Thjesht, nuk duan që njeri tjetër të shkruajë më mirë, ose thyerjen e standarteve. 1937 – Adolf Hitleri mban një takim të fshehtë dhe deklaron planet e tij për “hapësirë jetësore” për popullin gjerman. Nazistët arsyetonin se ekspansionizmi territorial për të fituar “hapësira të jetesës” është ligj i natyrës për një popull të shëndetshëm e të fuqishëm nëse përballet me mbipopullim. Kështu, sipas nazizimit, zgjerimi ishte i justifikuar si domosdoshmëri e pashmangshme për mirëqenien e popullit gjerman. Ideja e një populli gjerman pa hapësirë të mjaftueshëm daton shumë kohë përpara, por Adolf Hitleri i dha asaj famën e keqe.

franklin-d-roosevelt-famous_a106f49a9819a6de

1940 – Presidenti Franklin D. Roosevelt fitoi një mandat të tretë të pashembullt, kur mundi rivalin e tij Wendell Wilkie.

 

 

Pin It