71 milion euro për zhvillimin e sektorit të bujqësisë

bujqesi

Sektori i bujqësisë do të përfitojë nga granti me vlerë 71 milionë euro i programit IPARD 2014-2020. Programi IPARD është miratuar me vendim të Komisionit Evropian dhe financohet nga BE dhe bashkë-financim nga buxheti i shtetit Shqiptar afërsisht me 24 milion euro.

Financimi do të shkojë për investime në bujqësi, në prodhim, përpunim e tregtim që shënjestrojnë sektorët e qumështit, mishit, fruta – perimeve duke synuar modernizimin dhe përafrimin gradual me BE.

Programi synon të mbështetesë sektorë të ndryshëm të bujqësisë, akuakulturën, turiamin natyror dhe prodhimin e energjisë së rinovueshme. Fermerët, sipërmarrjet ekonomike bujqësore, përfshirë kooperativat, stabilimentet e përpunimit ushqimor, personat fizik ose juridik, mikrobizneset dhe sipërmarrjet e vogla private jo-bujqësore do të ndihmohen të kryejnë investime për prodhimin dhe përpunimin në sektorin e qumështit, të mishit, fruta-perimeve, bimëve të mbrojtura dhe vreshtave.

Nëpërmjet mbështetjes së programit “Mbështetje për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural” sktrukturat dhe kapacitetet e vendit janë përmirësuar gradualisht.

Pin It