Studim: Jeton më gjatë kush flet dy gjuhë të huaja

thumb_318_default_big

Një studim i fundit ka zbuluar se nëse flisni më shumë se një gjuhë jetoni më gjatë. Kjo është gjë e mirë jo vetëm për imazhin tuaj shoqëror, por gjithashtu i bën mirë shëndetit të trurit. Dygjuhësia ka një efekt pozitiv në njohje tek personat e moshës së mesme. Individët, që flasin dy ose më shumë gjuhë, edhe ata që zotërojnë një gjuhë të dytë në jetën prej të rrituri, mund të ngadalësojnë procesin e plakjes. Të flasësh dy gjuhë të huaja ndikon për mirë në aftësinë njohëse dhe i sjell trurit shumë dobi.

Pin It