6 Korriku është dita e 187 e vitit, deri në fund të tij janë edhe 178 ditë.
Ngjarje
1785 – Dollari zgjidhet pa asnjë kundërshtim si njësia monetare e Shteteve të Bashkuara.
1854 – Në Jackson, Michigan, zhvillohet kuvendi i parë i Partisë Republikane të Shteteve të Bashkuara.
1885 – Shkencëtari francez Louis Pasteur provon me sukses vaksinën e tij kundër tërbimit për Joseph Meister, një fëmijë i cili ishte kafshuar nga një qen tërbuar.
1887 – David Kalakaua, mbreti i Hawait, detyrohet nga amerikanët për të nënshkruar Kushtetutën që u quajt Kushtetuta Bajonet (nga mënyra e detyrimit që u përdor) – kushtetuta u jepte amerikanëve më shumë pushtet në ishujt Hawaii – pikërisht pas dy vjetësh, më 6 korrik 1898, Hawai u shpall territor i Shteteve të Bashkuara dhe më 21 gusht 1959, u bë shtet anëtar.
1923 – Krijohet Bashkimi i Republikave Sovjetike, shtet një-partiak komunist – do të shpërbëhej pas 68 vjetësh.
1942 – Anne Frank dhe familja e saj shkojnë të fshihen në “Anksin Sekret”, mbi zyrën e babait të saj në një depo të Amsterdamit.
1962 – Sipas gazetës “Rilindja”, erdhë në jetë banori i 1 miliont i Kosovës.
Lindje
- 1859 – Verner von Heidenstam, poet dhe romansier suedez, nobelist
- 1907 – Frida Kahlo, piktore meksikane (v. 1954)
- 1921 – Nancy Reagan, dama e parë e SHBA-ve
- 1946 – George W. Bush, president i 43-të i SHBA-së
- 1946 – Sylvester Stallone, aktor dhe regjisor amerikan
- 1975 – 50 Cent, këngëtar amerikan
- 1983 – Elis Guri, peshëngritës shqiptar
Vdekje
- 1946 – Bedri Pejani, nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë (l. 1885
- 1959 – George Grosz, piktor gjerman
- 1962 – William Faulkner, prozator amerikan, fitues i çmimit Nobel për letërsi.
- 1995 – Aziz Nesin, shkrimtar turk (l. 1915)
- 1999 – Joaquín Rodrigo, kompozitor spanjoll
- 2005 – Claude Simon, shkrimtar francez, nobelist
Festa dhe përvjetore
- Dita nderkombetare e puthjes