Lëkunden sërish Tirana dhe Durrësi, tërmet 4.3 ballë në det përballë Gjirit të Lalzit

Lëkundje e fortë tërmeti u ndje në orën 00:48 në kryeqytet. Sipas informacioneve paraprake tërmeti ka një forcë prej 4.3 ballë dhe epiqendra është në detin Adriatik, jo shumë larg nga bregdeti i Gjirit të Lalzit.

Sipas, Institutit të Gjeoshkencave dhe energjisë epiqendra e termetit ishte në Detin Adriatik, 16 km në veri perendim te Shijakut dhe 32 kilometra në veriperëndim të Tiranës me një thellësi prej 2 kilometrash.

Sipas raportimeve paraprake nuk raportohen dëme dhe nuk dihet nëse do të ketë lëkundje të tjera.

 

Pin It