Kalendari historik: 6 prill

1613 – Në Dubrovnik (Raguzë) lindi Stjepan Gradiç, filozof dhe shkencëtar kroat (v. 1683 ). Gradiç ishte dijetar. Ai përktheu autorë klasike, u angazhua në matematikë, fizikë, astronomi, letërsi dhe diplomaci; shkroi edhe një poemë rreth tërmetit që shkatërroi Dubrovnikun më 6 prill 1667; poema e shkruar latinisht u bë nxitëse për ndihmën e organizuar nga e gjithë Evropa për qytetin e shkatërruar.

1896 – Lojrat e para moderne Olimpike u hapë në Athinë, Greqi. Lojrat tërheqën atletë nga 14 vende;  ekipet më të mëdha që ishin nga Greqia  Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe. Më 6 prill 1896, amerikani James Connolly fitoi garëshin e kërcimit të trefishtë të bëhet kampioni i pare olimpik në më shumë se 1.500 vjet.

1909 – Hulumtuesi amerikan Robert Peri arriti në Polin e veriut, duke kaluar me ekspeditën e tij në këmbë rrugën e gjatë prej 1.600 km.

1911 – Gjatë Kryengritjes së Malësisë së Madhe kunder pushtimit osman, luftëtarët e Hotit marrin majën e Bratilës afer Deçiqit dhe vendosin Flamurin Shqiptar kuq e zi. Ngritja e Flamurit ishte edhe treguesi më i qartë se qëllimi i Kryengritjes së Malësisë të vitit 1911 ishte luftë për liri, komb dhe shtet shqiptar. Për këtë ishin përbetuar prijësit e 7 bajraqeve të Malësisë, Hot, Grudë, Kastrat, Kelmend, Shkrel, Triesh, Kojë por edhe fiset tjera jashtë Malësisë së Madhe.

1917 – SHBA i shpall luftë Gjermanisë, duke hyrë në Luftën e Parë Botërore.

1941 – Lufta e Dytë Botërore: Trupat gjermane sulmuan Greqinë dhe Jugosllavinë. Sulmi ndaj Jugosllavisë filloi me bombardimin e Beogradit, gati në tërësi shkatërrohet dhe shkaktojnë rreth 12.00 viktima.

1994 -Gjenocidi në Ruandë fillon kur avioni me presidentin ruandez Juvenal Habyarimana dhe presidentin e Burundit, Cyprien Ntaryamira rrëzohet si pasojë e të shtënave nga toka.

Lindje

  • 1483 – Raffaello Sanzio, piktor dhe arkitekt italian (vdiq më 1520)
  • 1741 – Nicolas Chamfort, shkrimtar francez (vdiq më 1794)
  • 1928 – James D. Watson, shkencëtar amerikan
  • 1937 – Merle Haggard, muzikan amerikan (vdiq më 2016)
    1940 – Anne Campbell, politikane angleze
    1945 – Neal Boortz, gazetar amerikan

Vdekje

  • 1199 – Richard I Zemër i Luanit, mbret i Anglisë (lindi më 1157)
  • 1520 – Raffaello Sanzio, piktor dhe arkitekt italian (lindi më 1483)
  • 1528 – Albrecht Dürer, piktor gjerman (lindi më 1471)
  • 1992 – Isaac Asimov, shkrimtar bjelloruso-amerikan
Pin It