Kalendari historik: 6 qershor

6 Qershori është dita e 157 e vitit, deri në fund të tij janë edhe 208 ditë.

1683 – Hapet muzeu Ashmolean në Oksford, Angli – muzeu i pari universitar në botë. Muzeu njihet edhe për një koleksion me vepra arti dhe artifakte, dhuruar nga familja shqiptare Adhamidhi-Frashëri (shek. XIX).

1762 – Forcat britanike fillojnë rrethimin e Havanës dhe përkohësisht e marrin qytetin.

1833 – Presidenti amerikan Andrew Jackson bëhet presidenti i parë që udhëton me tren.

1873 – U nënshkrua marrëveshja e Aleancës së tre perandorëve edhe nga Rusia dhe Austro-Hungaria.

1925 – Themelohet Korporata Chrysler nga Walter Percy Chrysler.

1944 – Lufta e Dytë Botërore: Zbarkimi në Normandi; Operacioni Overlord filloi me zbarkimin e 155.000 trupave aleate në plazhet e Normandisë në Francë. Ushtarët aleate shpejt thyen sistemin mbrojtës (Murin e Atlantikut) dhe hynë në brendësi nëpërmjet operacionit më të madh amfib ushtarak në histori. Dihet se Winston Churchill ishte kundër zbarkimit në Normandi, për të cilin amerikanët u treguan këmbëngulës; fortifikimet naziste ishin të shumta dhe numri i viktimave pritej të ishte i madh – nga kjo pikëpamje, doli se kryeministri britanik kishte të drejtë. Churchill mendonte se nëpërmjet një zbarkimi në Ballkan (rajon më pak i fortifikuar dhe me më pak përqëndrime të ushtrisë gjermane përgjatë brigjeve Adriatik e Jon – Kroaci, Shqipëri, Greqi), përparimi drejt Gjermanisë do të ishte më i lehtë, më i shpejtë, dhe njëkohësisht ushtrisë së kuqe do t’i pritej rruga nëpër Evropë, një pjesë e së cilës edhe do të kishte shpëtuar nga sundimi sovjetik pasluftës.

1946 – Themelohet Asociacioni Amerikan i Basketbollit (NBA) në New York City.

1968 – Senatori Robert F. Kennedy vdes nga plagët ngaqë e qëlluan një natë më parë.

1982 – Izraeli pushton Libanin për të përzënë prej andej Organizatën për Çlirimin e Palestinës (PLO).

1993 – Mongolia organizon zgjedhjet e para presidenciale në historinë e saj.

2002 – SHBA; Presidenti Bush propozon një departament të ri të kabinetit: Departamenti i Sigurisë Kombëtare.

Lindje

  • 1799 – Aleksander Sergejeviç Pushkin, poet, romancier dhe dramaturg rus i konsideruar si themelues i letersisë moderne ruse.
  • 1875 – Tomas Man, romancier gjerman, i cili u bë qytetar amerikan mbas ardhjes në fuqi të nazizmit († 1913)
  • 1926 – Teki Biçoku, gjeolog shqiptarë
  • 1946 – Tony Levin, basist amerikan
  • 1960 – Steve Vai, kitarist amerikan

Vdekje

  • 1799 – Patrick Henry, politikan dhe revolucionar amerikan
  • 1961 – Carl Gustav Jung, psikoanalist
  • 1959 – George Reeves, aktor amerikan
  • 1968 – Robert F. Kennedy, u vra në një atentat pas nje takimi elektoral ne Hotel Ambassador në Los Angelesq
Pin It