Kalendari historik, 7 prill

1795 – Franca miraton metrin si masë themelore të gjatësisë.

1939 – Italia pushton Shqipërinë – ishte një fushatë e shkurtër ushtarake nga Mbretëria e Italisë kundër Mbretërisë Shqiptare. Konflikti ishte rezultat edhe i një gare pushtimesh midis Musolinit dhe Hitlerit. Pasi Hitleri kishte pushtuar Çekosllovakinë më 15 mars pa njoftuar paraprakisht Musolinin, diktatori italian vendosi të vazhdojë me aneksimin Italian të Shqipërisë. Mbreti Zog, ikën dhe pas shumë ndalesash në disa kryeqytete evropiane, familja mbretërore u vendos në Angli, ku qëndroi deri në vitin 1946 para se të shkonte në Egjipt me ftesë të mbretit Faruk. Në vitin 1955, familja mbretërore shqiptare në mërgim vendoset në Francë.

1948 – Themelohet Organizata Botërore e Shëndetësisë, agjenci e OKB-së.

1962 – Ish-nënpresidenti jugosllav Milovan Djilas kthehet në burg. Në qelinë e tij, Gjilas shkroi disa libra dhe shumë kritika të tjera të fuqishme ndaj komunizmit që e bënë atë një disident klasik; Gjilas shkroi edhe dy romane, dy vepra autobiografike, dhe disa vëllime me tregime të shkurtra.

1983 – Në Egjipt, zbulohet skeleti më i vjetër i njeriut – 80 mijë vjeçar.

1348 – Universitet i Karolit themelohet në Pragë.

1805 – Shfaqet për herë të parë Simfonia e 3-të e Beethowenit (Eroica) në teatrin e Vjenës nën drejtimin e tij.

1827 – Kimisti anglez John Walker shpiku kutinë e shkrepses prej druri.

1946 – KF Partizani luan ndeshjen e pare ne historine e tij.

1954 – Kanali Walb Tv 10 fillon transmetimin në Albany Georgia.

2011 – Atifete Jahjaga, zgjidhet presidente e Republikës së Kosovës.

 

Lindje

1924 – At Zef Pllumi, shkrimtar (V. 2007)

1939 – Vaçe Zela, këngëtare (V. 2014)

1944 – Gerhard Schröder, politikan gjerman, ish kryeministër i Gjermanisë

1954 – Jackie Chan, aktor, regjisor, këngëtar dhe kaskader kinez

1964 – Russell Crowe , aktor nga Zelanda e Re

1974 – Kledi Kadiu, balerin

 

Vdekje

1498 – Charles VIII, mbret i Francës (lindi më 1470)

1614 – El Greco, piktor dhe sculptor spanjoll (lindi më 1541)

 

Festa dhe përvjetore

Dita Botërore e Shëndetit

Pin It