Moti, e shtunë 7 prill 2018

 

Dy ditët e ardhshme dhe sidomos e diela, do të jenë me mot me kthjellime dhe vranësira të shpeshta në gjithë territorin, ndërsa shira të përkohshëm mbeten prezent kryesisht në zonat Lindore.

Sipas Meteoalb dita e shtuna paraqitet me kthjellime e vranësira kalimtare por pas mesditës, shira të dobët do ketë në zonat Juglindore, ndërsa e diela do të sjellë kthjellime.

Temperaturat kanë ruajtur vlera konstante në pjesën më të madhe të vendit, përjashtuar Veriun ku mesdita ka shënuar rënie.

Ndërsa e shtuna vijon me rënie të lehtë në mëngjes, por rritje me 2°C sjell mesdita. E diela, sërisht me rritje të vlerave duke bërë që maksimumi të ngjitet mbi 28°C.

Pin It