Kalendari historik: 7 qershor

7 Qershori është dita e 158 e vitit, deri në fund të tij janë edhe 207 ditë.

Ngjarje

1340 – Holandë; Themelohet qyteti Rotterdam. Ky vendbanim i quajtur ‘Rotte’ (baltë, kënetë, moçal) daton të paktën që prej vitit 900. Rreth vitit 1150, përmbytje të shumta çuan në ndërtimin e pritave mbrojtëse, duke përfshirë një digë “Dam” në Rotte – nga rrjedh emri  ‘Rotter-Dam’.

1494 – Spanja dhe Portugalia nenshkruan Traktatin e Tordesillas qe ndan Boten e Re mes te dy shteteve.

1862- Shtetet e Bashkuara dhe Britania dakordohen për të ndaluar tregtia e skllevërve.

1864 – SHBA; Abraham Linkoln ri-emërohet për president nga Partia Republikane – në mes të Luftës Civile, Shtetet e Bashkuara po zhvillonin fushatë presidenciale – qyteti Baltimore, Maryland, ishte në qendër të vëmendjes si vend-ndodhja e Kuvendit të Partisë Republikane. Me këtë ri-emërim, Linkolnit i jepej mundësia për të përfunduar punën që kishte filluar për ruajtjen e bashkimit të vendit. Në ditën pas Kuvendit, në Dhomën Lindore të Shtëpisë së Bardhë, Abraham Linkolni priti disa delegatë që kishin ardhur për ta uruar. Presidenti, njeriu që gjithmonë kishte një anekdotë apo shaka për të treguar, u tha vizitorëve: “Nuk e lejoj veten të arrijë në përfundimin se u ri-emërova pasi jam njeriu më i mirë në Amerikë,  por mendoj se jam si ai fermeri i një përralle të vjetër holandeze, i cili e këshilloi shokun e tij se ‘nuk është mirë t’i ndërrosh kuajt kur je duke kaluar lumin’ – kështu edhe presidenti nuk duhej ndërruar në mes të luftës.

1929 – Papa me shtet; Qyteti i Vatikanit bëhet shtet sovran. Territori i tij përbëhet nga një enklavë brenda qytetit të Romës. Vatikani ka një sipërfaqe prej rreth 44 hektarësh, dhe një popullsi prej rreth 840 banorësh Kjo e bën Vatikanin shtetin më të vogël (për nga territori dhe popullsia) i njohur ndërkombëtarisht si i pavarur.

1965 – Korporata Sony nxjerr në treg pajisjet e regjistrimit video, me çmim 995 dollarë. Më vonë regjistrimi video-kasetat  u zëvendësua gjerësisht nga formate kasetash digjitale. Pas kësaj, VTR dhe VCR, u zëvendësuan edhe nga mediat dixhitale, të tilla si DVD dhe më vonë disqe optike Blu-ray.

2001- Tony Blair fiton në zgjedhjet e përgjithshme.

Lindje

  • 1952 – Orhan Pamuk, shkrimtari turk, laureat Nobel

Vdekje

  • 1966 – Jean Arp, skulptor, piktor, poet gjerman
  • 1978 – George Ronald Wreyford Norrish, farmaci britanik, laureati Nobel (lindi më 1897)
  • 1979 – Forrest Carter, shkrimtar amerikan (lindi më 1925)
  • 1980 – Elizabeth Craig, shkrimtare britanike (lindi më 1883)
  • 1980 – Henri Miler, romancier amerikan, autor i veprave “Tropiku i Kancerit” dhe “Tropiku i Brisqapit”.
  • 2001 – Betty Neels, romancieri angleze (lindi më 1910)

 

 

Pin It