Kalendari historik: 7 qershor

7 Qershori është dita e 158 e vitit, deri në fund të tij janë edhe 207 ditë.

Ngjarje

1340 – Holandë; Themelohet qyteti Rotterdam. Ky vendbanim i quajtur ‘Rotte’ (baltë, kënetë, moçal) daton të paktën që prej vitit 900. Rreth vitit 1150, përmbytje të shumta çuan në ndërtimin e pritave mbrojtëse, duke përfshirë një digë “Dam” në Rotte – nga rrjedh emri  ‘Rotter-Dam’.

1494 – Spanja dhe Portugalia nenshkruan Traktatin e Tordesillas qe ndan Boten e Re mes te dy shteteve.

1788 – Revulucioni Francez

1862- Shtetet e Bashkuara dhe Britania dakordohen për të ndaluar tregtia e skllevërve.

 

1864 – SHBA; Abraham Linkoln ri-emërohet për president nga Partia Republikane – në mes të Luftës Civile, Shtetet e Bashkuara po zhvillonin fushatë presidenciale – qyteti Baltimore, Maryland, ishte në qendër të vëmendjes si vend-ndodhja e Kuvendit të Partisë Republikane. Me këtë ri-emërim, Linkolnit i jepej mundësia për të përfunduar punën që kishte filluar për ruajtjen e bashkimit të vendit. Në ditën pas Kuvendit, në Dhomën Lindore të Shtëpisë së Bardhë, Abraham Linkolni priti disa delegatë që kishin ardhur për ta uruar. Presidenti, njeriu që gjithmonë kishte një anekdotë apo shaka për të treguar, u tha vizitorëve: “Nuk e lejoj veten të arrijë në përfundimin se u ri-emërova pasi jam njeriu më i mirë në Amerikë,  por mendoj se jam si ai fermeri i një përralle të vjetër holandeze, i cili e këshilloi shokun e tij se ‘nuk është mirë t’i ndërrosh kuajt kur je duke kaluar lumin’ – kështu edhe presidenti nuk duhej ndërruar në mes të luftës.

1905 – Norvegjia prish bashkimin me Suedinë, pas disa muajsh tensioni dhe frike nga një luftë e mundshme mes dy vendeve. Bashkimi ishte krijuar më 1814.

1929 – Papa me shtet; Qyteti i Vatikanit bëhet shtet sovran. Territori i tij përbëhet nga një enklavë brenda qytetit të Romës. Vatikani ka një sipërfaqe prej rreth 44 hektarësh, dhe një popullsi prej rreth 840 banorësh Kjo e bën Vatikanin shtetin më të vogël (për nga territori dhe popullsia) i njohur ndërkombëtarisht si i pavarur.

1944- Lufta e Dytë Botërore : Beteja e Normandisë

1965 – Korporata Sony nxjerr në treg pajisjet e regjistrimit video, me çmim 995 dollarë. Më vonë regjistrimi video-kasetat  u zëvendësua gjerësisht nga formate kasetash digjitale. Pas kësaj, VTR dhe VCR, u zëvendësuan edhe nga mediat dixhitale, të tilla si DVD dhe më vonë disqe optike Blu-ray.

2001- Tony Blair fiton në zgjedhjet e përgjithshme.

Lindje

  • 1909- Xhesika Tendi, aktorja amerikane me origjinë britanike, e cila u bë fituesja më e moshuar çmimit ‘Oscar’ në interpretimin e saj në filmin “Duke shëtitur zonjushë Deizin” të vitit 1989.
  • 1945 – Volfgang Shusel, Kancelari i Austrisë
  • 1950 – Gary Graham aktor amerikan
  • 1952 – Liam Neeson,aktor irlandez
  • 1952 – Orhan Pamuk, shkrimtari turk, laureat Nobel
  • 1953 – Johnny Clegg, muzikant i Afrikës së Jugut
  • 1953 – Colleen Camp, aktore amerikane
  • 1955 – William Forsythe, aktor amerikan
  • 1957 – Pedi McAloon, këngëtari dhe kompozitori anglez
  • 1958 – Sathirathai Surakiart, Zëvendës kryeministri i Tajlandë
  • 1962- Michael Cartellone, baterist amerikan (Lynyrd Skynyrd)
  • 1962 – Takuya Kurosawa, shofer autorelli Japanez
  • 1963 – Roberto Alagna, tenor freng
  • 1964 – Judie Aronson, aktore amerikane
  • 1964 – Gia Carides, aktore australiane
  • 1965 – Mick Foley, mundës amerikan

Vdekje

  • 1963 – Zasu Pitts, aktore amerikane (lindi më 1894)
  • 1965 – Judy Holliday, aktore amerikane (lindi më 1921)
  • 1966 – Jean Arp, skulptor, piktor, poet gjerman
  • 1967 – Anatoli Maltsev, matematikan rus (lindi më 1909)
  • 1967 – Dorothy Parker, shkrimtare amerikane (lindi më 1893)
  • 1968 – Dan Duryea, aktor amerikan (lindi më 1907)
  • 1970 – EM Forster, autor angleze (lindi më 1879)
  • 1978 – George Ronald Wreyford Norrish, farmaci britanik, laureati Nobel (lindi më 1897)
  • 1979 – Forrest Carter, shkrimtar amerikan (lindi më 1925)
  • 1980 – Elizabeth Craig, shkrimtare britanike (lindi më 1883)
  • 1980 – Henri Miler, romancier amerikan, autor i veprave “Tropiku i Kancerit” dhe “Tropiku i Brisqapit”.
  • 1988 – Vernon Washington, aktor amerikan (lindi më 1927)
  • 1993 – Drazhen Petroviq, basketbollist kroat (lindi më 1964)
  • 2001 – Carole Fredericks, këngëtar amerikan (lindi më 1952)
  • 2001 – Betty Neels, romancieri angleze (lindi më 1910)
Pin It