Studim: Kafja ju ndihmon të stërviteni më mirë

Nëse ndonjëherë jeni zgjuar me përtesë për të shkuar në palestër dhe keni pasur dyshime nëse paraprakisht duhet apo jo të pini kafe, lirisht hiqni ato dyshime.

Një studim i ri, i kryer nga një profesor i fiziologjisë nga Universiteti Sao Paulo, sugjeron se ekziston një ndërlidhje e verifikueshme dhe shkencore mes kafeinës dhe stërvitjeve më efektive.

Siç raporton “The Cut”, profesori Bruno Gualano ka vendosur ta testojë këtë teori sepse ai rregullisht bën ushtrime fizike dhe është konsumator i madh i kafeinës.

Ai, përmes disa eksperimenteve të ndryshme me meshkuj çiklistë, kishte zbuluar se kur qëllimi i një stërvitje është djegia e 450 kalorive, pjesëmarrësit të cilët kishin konsumuar kafeinë paraprakisht kishin qenë mesatarisht 3.3 për qind më të shpejt në djegien e këtyre kalorive sesa ata që nuk kishin konsumuar.

Pra, profesori thotë se nuk keni nevojë të keni dyshime kur dëshironi ta pini kafen e mëngjesit para palestrës.

Pin It