Kalendari historik, 7 tetor

still-life-with-lemons-oranges-and-a-rose-michael-charles-fargo

1598 – U lind piktori spanjoll Francisco de Zurbaran, i cili shënoi kulmin e artit barokien në Spanjë.

Francisco de Zurbarán (1598 –1664)  njihet pёr pikturat e tij me temë fetare. Ai pikturonte direkt nga natyra dhe u bazua te studimi i anatomisë së trupit të njeriut dhe vizatimi i draperisё. Subjektet e pikturave tё tij ishin tё vrazhda. Mё tepёr ai punoi manifestime fetare asketike, dhe shpesh kompozimet rrotulloheshin rreth njё figure. Stili i tij ёshtё mё i zbutur se ai i Caravaggios dhe shpeshherë tonet e ngjyrave shkojnë mё tepёr nё tё kaltёrt.

rock-restaurant-is-in-zanzibar

1875 – Hulumtusi britanik Warney Cameron mbërriti në bregun atlantik në Afrikë, duke u bërë i pari evropian i cili përshkoi Afrikën prej bregut në breg. Në këtë rrugëtim u nis nga Zanzibari më 1873.

cna3vncwyaazice

1913 – U lind shkrimari francez Albert Camus, fitues i çmimit Nobel për letërsi më 1957. Vepra e tij më e njohur është “I huaji”.

“I HUAJI” solli risi në mënyrën e rrëfimit. Rrëfimi bëhet në vetën e parë nga heroi kryesor i cili rrëfen thjesht, sinqerisht dhe pa asnjë koment. Të krijohet përshtypja se rrëfimi ndodh në momentin kur ndodh ngjarja.

Mesazhi i ketij romani:

Njeriu duhet të jetë përgjegjës për veprimet e veta, rëndësi ka çfarë jete bëjmë dhe si e jetojmë atë. Njeriut i mungon liria, e cila i kufizohet qoftë nga rrethanat objektive, po ashtu edhe nga ato subjektive.

lenini-anatomia-e-nje-legjende
1917 – U Petrograd, nën udhëheqjen e Vladimir Iljiç Leninit, nisi Revolucioni socialist i Tetorit. Garda e Kuqe zuri krejt pikat e rëndësishme të qytetit.
Lenini  ishte një revolucionar rus, politikan komunist, pjesëmarrës dhe lider në Revolucionin e Tetorit, udhëheqësi i parë i Republikës sovjetike socialiste ruse dhe që nga viti 1922 lideri i parë i Bashkimit Sovjetik. Më 1999 ai u emërua nga revista Time Magazine si një prej 100 njerëzve më me ndikim të shekullit XX. Kontributet e tij në teorinë Marksiste përgjithësohen si Leninizëm.

 

1aff4ac604a16159b93554a898e58fe0

 

 

1944 – Frenklin Roosevelt u zgjodh për të katërtën herë president i ShBA-së, që ështe një rast i vetëm në historinë amerikane.

Presidenti i 32-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është një ndër heronjtë e shekullit të 20-të për shkak të rolit të tij gjatë Depresionit të Madh dhe mundjes së fashizmit në Evropë, si dhe militarizimit të Japonisë gjatë Luftës së Dytë Botërore. I zgjedhur në katër mandate, Roosevelti shërbeu nga viti 1933 deri në vitin 1945, dhe ishte i vetmi president i SHBA-së, i cili ka shërbyer për më shumë se dy mandate.

north-korea-ready-for-fifth-nuclear-test-384d2d20063c655b1474e9598bd0756b

Më 7 tetor të vitit 1963, presidenti i Shteteve të Bashkuara, John F. Kennedy, nënshkroi një dokument për ratifikimiin e Traktatit për Ndalimin e Provave Bërthamore.

Traktati i nënshkruar me Britaninë e Madhe dhe Bashkimin Sovjetik ndalonte provat e këtyre armëve në oqean, në atmosferën e tokës dhe në hapësirë. Presidnti Kennedy tha se shtrirja e traktatit ishte e kufizuar, por mesazhi i shpresës ishte dëgjuar dhe kuptuar në të gjithë botën. Deri në fund të vitit 1963, më shumë se 100 vende kishin nënshkruar Traktatin për Ndalimin e Armëve Bërthamore.

 

 

 

 

Pin It