Dita botërore e buzëqeshjes

coffee-smile

Sot është Dita Botërore e buzëqeshjes – e krijuar në vitin 1999 nga Harvey Ball, njeriu që krijoi fytyrën e madhe të verdhë me buzëqeshje apo anglisht “smiley” në vitin 1963 e cila në ditët e sotme është më e popullarizuara në botën online. Mirësia dhe shpërndarja e buzëqeshjes na vjen edhe si një porosi qysh para shumë shekujsh nga profeti Muhammed a.s. i cili ka thënë se “Buzëqeshja është sadaka”. Ne do t’ju sjellim edhe disa përfitime shëndetësore të buzqqeshjes:

Buzëqeshja shkrin kaloritë  

Kur të buzëqeshni, përshpejtohet puna e zemrës, madje për 10-20 për qind. Kështu që 10-15 minuta qeshje në ditë shkrijnë rreth 40 kalori, një ulje e mire e kalorive të cilat janë të tepërta.

Ushtrimet

Buzëqeshja është formë e ushtrimeve, sepse derisa qeshim aktivizohen muskujt në hapësirën e barkut, ndërsa vetë aktivizimi i tyre mund të krahasohet me pompat, të cilat i bëjmë për një bark më të rrafshët.

Buzëqeshja ndalon dhimbjet

Hulumtimi i vitit 2012 ka zbuluar se si buzëqeshja në masë të madhe pakëson dhimbjet, pasi që gjatë buzëqeshjes lirohet endorfina, hormoni i lumturisë.

Enët e gjakut

Tjetra anë positive e të qeshurit është rritja e qarkullimit të gjakut përmes venave, mesatarisht për 22 për qind, zbulon ‘Women’s Health’. Po ashtu  shkencëtarët kanë gjetur edhe faktin se buzëqeshja mbron sistemin kardiovaskular.

Le të buzëqeshim sa më shumë jo vetëm sot por çdo ditë për një jetë në harmoni e paqe 🙂

 

Pin It