Kalendari historik, e enjte 8 dhjetor 2016

8 Dhjetori është dita e 342-të e kalendarit gregorian (dita e 343-të në vitin e brishtë) – kështu që deri në fund të vitit kanë mbetur edhe 23 ditë.

faik-konica

1912 – Në Boston, Kuvendi i Jashtëzakonshëm i Vatrës vendos të dërgojë Faik Konicën delegat në Evropë dhe Shqipëri që “të shtrojnë përpara Mbledhjes së Kombit dhe njerësve politikë ca mendime për të zgjedhurit e një dere mbretërore për Fronin e Shqipërisë dhe për të themeluarit e Konstitucjes” (F. Noli). Konica me Nolin mbërritën në Londër pas disa ditësh, duke përfaqësuar përkatësisht Federatën Vatra dhe “Kishën Ortodokse “Shën Gjergjit” të shqiptarëve në Amerikë.

history_eisenhower_on_the_middle_east_speech_still_624x352

1953 – Presidenti amerikan Dwight D. Eisenhower mban fjalimin e tij “Atom për Paqe”. duke shpallur fillimin e një programi për furnizim me pajisje dhe informacion për shkollat, spitalet dhe institucionet kërkimore në mbarë botën, në kuadër të përdorimit të energjisë atomike për qëllime civile.

37526e9b79e14996251d509706ac58593

 

1980 – Ish-pjestari i grupit Beatles, muzikanti anglez John Lennon vritet nga një fanatik muzike, i paqëndrueshëm mendërisht, përballë ndërtesës The Dakota në Nju Jork, ku Lennon, 40 vjeçar, kishte apartamentin e tij. Mark David Capman e qëlloi atë 4 herë nga afër me revolver. Capman u dënua me burgim 20 vjet deri përjetë, ndërsa Lennon përkujtohet me lulishten Strawberry Fields në Central Park, që Yoko Ono e projektoi për nder të burrit të saj.

dita_e_rinise1_0

2010 – Parlamenti shqiptar ratifikon rezolutën; 8 dhjetori shpallet Dita Kombëtare e Rinisë.

 

Pin It