Margaret Hughes, femra e parë aktore profesioniste e teatrit britanik

duchess-4

Më 8 dhjetor 1660 Margaret Hughes bëhet aktorja e pare profesioniste e teatrit britanik; ajo luan rolin e Desdemonës në tragjedinë Othello të Shekspirit. Në atë kohë, grave u ndalohej të dilnin në skenë, ndërsa rolet e femrave luheshin nga meshkuj. Por, tregojnë, se një incident ndodhi kur një pjesë teatrale, që po shikohej nga mbreti Charles II, befas u ndërpre. Mbreti dërgoi shërbëtorët për të pyetur se cili ishte shkaku, dhe mësoi se shfaqja ishte ndërprerë pasi aktorit i duhej të rruhej për të luajtur rolin e femrës. Ky, dhe incidente të tjera, edhe më delikate, e shtynë mbretin për të nxjerrë një urdhër që personazhet femra duhet të luhen vetëm nga femra aktore.

Pin It