Kalendari historik i datës 3 maj

1469 – Në Firence, Itali, lindi Niccolo Machiavelli – politikan, diplomat, shkrimtar, i njohur për Princin, libër xhepi për politikanë të paskrupullt, dinakë e të pabesë. “Metoda bazë për vlerësimin e inteligjencës së një udhëheqësi është duke parë se çfarë njerëzish mban rreth vetes”. Përveç Princit, Machiavelli shkroi traktatin për Artin e Luftës, si dhe poezi e drama. Vitet e fundit të jetës, Machiavelli i kaloi i vetmuar në një fshat të vogël larg qytetit; vdiq më 1527, u varros në kishën Santa Croce, Firence, ku ironikisht i ishte ndaluar hyrja sa ishte gjallë.

1494 – Xhamajka zbulohet nga Kristofor Kolombi, i cili e quan ishullin, “Shën Jago”.

Bacon (1561 – 1626) ishte filozof; ai mori idetë Aristoteliane, duke argumentuar një qasje empirike njohëse si metodë shkencore, e njohur sot si metoda bekoniane. Bakon shkroi libra dhe ese, shumë prej tyre mbi fenë, moralin dhe sjelljet shoqërore. “Lexo jo për të kundërshtuar, jo për të hedhur poshtë; as për të pranuar, as për të besuar, as për t’u informuar mbi një bisedë a diskutim, por për të peshuar dhe shqyrtuar ato që lexon. Disa libra janë për t’u shijuar, disa për t’u gëlltitur, por vetëm pak janë për t’u përtypur dhe tretur, dmth., disa libra janë për t’u lexuar vetëm pjesërisht, disa thjesht për t’u lexuar, dhe vetëm pak vlejnë të lexohen tërësisht, me kujdes dhe vëmendje.”

1810  – Lord Bajroni kaloi Hellespontin me not për 1 orë e 10 minuta. Hellesponti, sot Dardanele, ngushticë 1.3 deri 5 km e gjerë dhe 64 km e gjatë, midis Turqisë aziatike dhe evropiane, që lidh Detin Egje me detin Marmara. Etimologjia e fjalës Helles-Pont vjen nga mitologjia; “Helle”, motra e Phrixus dhe “Pont” për det, liqen ose pellg. Një tjetër etimologji thotë se Helle vjen nga Ilion, emri i lashtë i Trojës. Ndërsa Dardanele rrjedh nga Dardani, truall i lashtë fqinj me Trojën (ndonjëherë emër alternativ për Trojën). Vetë Dardania e morri emrin nga Dardanus, biri mitik i Zeusit dhe Elektrës. Dardanus kishte dy djem, Idaeus and Deimas – sipas traditës – kur ndodhi përmbytja e madhe dardanët u shprishën, u shpërndanë, dhe një grup me Idaeus në krye kaloi në Evropë ku themeloi Dardaninë. Kështu mund të shpjegohet pse vite më vonë, siç thotë Homeri, dardanët u rreshtuan në Luftën e Trojës përkrah trojanëve, të cilët s’ishin tjetër veç dardanë të mbetur në Azinë e vogël pas përmbytjes së madhe. Po ashtu, Virgjili në Eneidën e tij përmend prejardhjen dardane të princit trojan, Enea, ikja të cilit pas rrënimit të Trojës, solli në pah etruskët dhe më pas romakët, bazuar në legjenda.

1841 – Zelanda e Re shpallet koloni britanike.

1877 – Nën kryesinë e atdhetarit Abdyl Frashëri u formua Komiteti i Janinës.

1926 – SHBA, shkrimtari Sinclair Lewis nderohet me Çmimin Pulitzer për romanin. Arrowsmith. Libri tregon historinë e suksesshme të personazhit Martin Arrowsmith, shkencëtar, mjek, ndërsa ngjit shkallën e suksesit. Arrowsmith shpesh krahasohet me romanin Citadel nga AJ Cronin (publikuar pas Arrowsmithit në vitin 1937), që gjithashtu ka të bëjë me përvojat e jetës së një mjeku të ri idealist i cili përpiqet për të sfiduar dhe përmirësuar sistemin ekzistues të praktikës mjekësore. Lewis nuk e pranoi çmimin Pulitzer – “Këtë çmim më duhet të refuzoj, dhe refuzimi im do të ishte i pakuptimtë nëse nuk shpjegoj arsyet; Të gjithë çmimet, si të gjithë titujt, janë të rrezikshëm. Kërkuesit për shpërblim priren të punojnë jo për përsosmëri të natyrshme, por për fitime; ata priren të shkruajnë, shtrembërojnë, ose të shmangin të shkruarit, në mënyrë që të kënaqin paragjykimet e komisionit që përzgjedh fituesit. Çmimin nuk e dua!”

1979 – Margaret Thatcher zgjidhet kryeministre i Anglisë – e para grua në këtë pozitë që nga viti 1721 kur posti i kryeministrit u krijua në Britani.

Lindje

1877 – Baroni Franc Nopça, albanolog hungarez

1903 – Bing Crosby, këngëtar dhe aktor amerikan

1912 – Alaudin Frashëri, agronom shqiptar

1916 – Asim Zeneli, hero i Luftës Nacionalçlirimtare

1928 – Musa Gashi, gjeograf shqiptar

1931 – Ekrem Myrtezai, akademik shqiptar

1937 – Agim Krajka, kompozitor shqiptar

1951 – Afrim Spahiu, kinematograf shqiptar

1964 – Agim Ramadani, shkrimtar, poet, piktor dhe strateg ushtarak kosovar.

 

Vdekje

1616 – William Shakespeare, shkrimtar anglez

1936 – Kanan Maze, hero i popullit, ushtarak

2013 – Shaqir Tojgari, tipograf shqiptar

Festa dhe përvjetore

Dita Botërore e Lirisë së Shtypit

 

Pin It