Kanë, Palma e Artë i shkon filmit “Katrori” në 70-­vjetorin e festivalit

Filmi suedez “Katrori” me regjisor Roben Ostlund, fitoi çmimin e parë në festivalin e filmit në Cannes. Filmi ishte një prej 19 produksioneve që garonin për prestigjozen Palmën e Artë, në 70­vjetorin e festivalit. Kritikët kishin vlerësuar si tre më të mirët, dramën franceze “120bpm”, thrillerin “Good Times” dhe filmin romatik rus “Loveless”, por në fund juria e drejtuar nga regjisori spanjoll Pedro Almodovar vendosi që çmimi i parë të shkojë për “Katrori”­n me regjisor Roben Ostlund.

Në filmin “Katrori”, në rolin kryesor është aktori Claes Bang bashkë me aktorin britanik Dominic West dhe aktoren Elisabeth Moss në role mbështetëse. Filmi përqëndrohet tek Kristiani, personazhi i Bang, ndërsa galeria e artit që ai drejton përgatitet për një ekspozitë të re.

Ndërkohë, jeta e tij private nis të bëhet kaotike, pasi e grabisin dhe ai kërkon kthimin e pronës së tij në mënyra të jashtëligjshme. Regjisori dhe skenaristi spanjooll, Pedro Almodóvar, ishte president i jurisë së festivalit, ndërsa aktorja italiane, Monica Bellucci, ishte mikëpritësja e festivalit. Regjia më e mirë për shkoi Sofia Coppola me filmin “mashtrimi” duke u bërë regjisorja e dytë në historinë e Cannes që merr një cmim të tillë.Aktori më i mire u shpall Joaquin

Phoenix në filmin “Ti nuk ishte me të vërtetë këtu”Aktorja më e mirë Diane Kruger në filmin “ In the Fade”. Çmimi special në edicionin e 70 shkoi për aktoren Nicole Kidman.

Festivali Filmit në Kanë i cili nisi prej datës 17 maj ka patur një prezencë të lartë të yjeve botërorë të cilët kanë kaluar në tapetin e kuq dhe kanë tërhequr vëmendjen e mediave botërore.

Pin It