Kapadokia, qyteti i balonave që magnetizon turistët

kapadokia2

kapadokia

Bota është plot me vende të mahnitshme që kanë tërhequr në vazhdimësi vëmendjen e njerëzve.

Mijëra vjet vullkane dhe  erozion, uji, shiu dhe era krijuan peisazhin përrallor të Kapadokisë në Turqi, i cili tërheq turistë nga e gjithë bota.

Është quajtur dhe qyteti i termiteve, për shkak të strukturës së ndërtimit të banesave dhe të vetë qytetit. I gjithë rajoni është i mbuluar me struktura guri, të njohura si oxhaqe magjikë, që janë krijuar për shkak të butësisë së materialit apo hirit vullkanik, nga i cili banorët ndërtojnë banesa. Për këto arsye Kapadokia qëndron sipër dhjetëra qyteteve nëntokësore që arrijnë deri në 10 kate nën tokë.

Numri i saktë i tyre nuk dihet, por janë zbuluar 36 të tillë. Më të rëndësishëm janë Kaymakli dhe Derinkuye që arrijnë 55 metra thellësi. Nuk është një vend për klaustrofobik.

Për shkak të strukturës së saj, shumë hotele janë të vendosura brenda formacioneve të gurit, dhomat janë si në ambiente shpelle dhe me
çmime shumë të lira mund të ndjehesh si në përrallat e 1001 netëve.

Përveç vizitave në ambientin e mbushur me befasi nga më të ndryshmet nga trashëgimia historike, turistët i tërheq shumë edhe fluturimi me balona. Çdo mëngjes, në ora 5:00, qindra balona ngrihen në ajër dhe krijojnë pamjen që nuk mund ta harrosh lehtë.

balonat

 

Fluturimi një orësh, deri në daljen e diellit, kushton rreth 160 euro, jo shumë e vogël, por mund të mbetesh pa vend nëse nuk e rezervon me kohë, sepse interesimi është shumë i madh. Balonat nganjëherë arrijnë edhe në lartësi 1000 metra.

Është një nga vendet më të frekuentuara për festa apo dhe tani në periudhën e ndërrimit të viteve.

 

Pin It