Sulmi me kamion në Berlin, vritet një i dyshuar, arrestohen dy vëllezër nga Kosova

policiagjberlin

Dy vëllezër nga Kosova u arrestuan nga policia gjermane si të dyshuar për planifikimin e sulmit në qendrën më të madhe tregtare në Oberhausen, Berlin, pranë kufirit me Danimarkën.

Dy burrat, 28 dhe 31 vjeç, u arrestuan në Duisburg në orët e para të së premtes, pas sulmit të së hënës që la 12 të vdekur dhe 49 të plagosur.

Policia thotë se po hetohet për zbulimin e përgatitjeve dhe personave të tjerë të përfshirë në sulmin terrorist.

Ndërkohë tuniziani 24-vjeçar, Anis Amri, i dyshuar për planifikimin e sulmit me kamion, u vra gjatë një shkëmbimi – zjarri me policinë italiane në Milano rreth orës 3 të mëngjesit të sotëm. Ndërsa ISIS ka maarrë përsipër përgjegjësinë për organizimin e sulmit.

Ministri i Brendshëm italian, Marko Miniti, konfirmoi se i vrari është pa asnjë dyshim tuniziani Anis Amri, pasi kështu vërtetojnëe edhe shenjat e gishtave.

/telegraph.co.uk/

Pin It