Karburantet tregu që mbanë buxhetin e Kosovës, 270 milionë eur taksa

download (1)

Në Kosovë, kompanitë e importit dhe të shitjes së karburanteve gjatë vitit 2015 kanë derdhur në buxhetin e shtetit si akcizë dhe TVSH një vlerë prej 270 milionë euro. Në gjithë vendin puojnë me licensë të ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë 637 pika të shitjes së karburanteve. Bazuar në të dhënat e Doganës së Kosovës gjatë vitit të kaluar në vend kanë hyrë 463 mijë ton naftë, me një rritje të konsiderueshme krahasuar me një vit më parë.

Në tre mujorin e parë të këtij viti gjithnjë duke u bazuar në të dhëna të Doganës në Kosovë janë importuar 84 mijë ton naftë e ku vlera e taksave të paguara për to është rreth 40 milionë euro, më e madhe se sa është vlera naftës së deklaruar në kufij.

Gjatë vitit 2015 vlera totale e naftës së importuar ka arritur në 192 milionë euro, deri sa shuma e taksave të paguar në buxhetin e shtetit ka arritur në 220 milionë euro. Gjithnjë duke u bazuar në të dhëna të Doganës së Kosovës shihet se gjatë vitit 2015 në Kosovë kanë hyrë 84 milionë litra benzinë, apo rreth 2 milionë euro më shumë se sa në vitin paraprak.

Ajo që bie në sy është se konsumi i naftës në tregun e Kosovës është pothuaj i barabartë me atë të vendit tonë. Sipas të dhënave të dogabave të Shqiupërisë importi i naftës në 10 vitet e fundit asnjëherë nuk ka shkuar mbi 460 mijë tonë, si kur kanë punuar rafineritë e vendit ashtu edhe kur ata janë ndalur.

Croun Agents që për dy vjet me radhë ka asistuar doganat shqiptare, ka zbuluar disa skema të kontrabandës së karburanteve, duke konfirmuar devijimet e mëdha që ndodhin në tregun e Shqipërisë.

Pin It