Virusi Zika edhe më i rrëzikshwm nga se njihej

1462171211zika

E mbani mëndë Virusin Zika i cili përhapej nga bickimi i një lloji mushkonje në Brazil? Ai është më i rrëzikshëm nga se e dinim deri tani. Kjo bëhet e ditur nga disa shkenctarë Braziljan të cilët thonë se virusi zika mund të jetë shkaktues i një sërë problemesh neurologjike tek foshnjet e 1/ 5 të femrave të infektuara.

Ndërkohë lajmi i mirë është se numëri i të infektuarve me virusin Zika në Brazil ka ardhur ndjeshëm në rënie kjo edhe për shkak të parandalimeve. Ndërsa shqetësues mbetet fakti se kërkimet për një vaksinë e cila lufton këtë virus janë ende në fazat fillestare.

Shumica e mjekëve dhe ekspertëve tashmë janë dakord se ka një lidhje mes Zikës dhe mikrosefalisë, një sëmundje që shkakon lindjen e foshnjave me kokë të vogël për shkak të zhvillimit të kufizuar të trurit.

Llogaritet se 1% e femrave të infektuara me Zikën gjatë shtatazanisë do të lindin fëmijë me mikrosefali. Por mjekët në Brazil ngrenë alarmin se rreth 20% e këtyre femrave shtatzëna që infektohen me virusin Zika do të kenë fëmijë me një sërë problemesh të tjera neurologjike.

Pin It