Dy viruset që prekën botën në vitin 2016

getty032513labtechnician-1452946901

Viti 2016 ka sjellë bashkë me shumë probleme të tjera edhe dy viruse të cilat shkaktuan deformime e vdekje të shumta. Përmendim këtu virusin Zika dhe  Poliomeliti. Në vazhdim ju njohim me zbulimet shkencore dhe përparimin e arritur në luftën kundër tyre.

Zika është një sëmundje e fshehtë, saqë shumica e njerëzve nuk e dinë që janë të infektuar me të. Por gjatë dy viteve të fundit, shtimi i numrit të foshnjeve të lindura me kokë shumë të vogël i tregoi botës për rrezikun nga Zika.Virusi u zbulua në Ugandë më shumë se 60 vjet më parë. Kohët e fundit u shfaq në Brazil, duke kaluar në Florida e ndoshta edhe Teksasi.

Dr. Anthony Costello i Organizatës Botërore të Shëndetësisë thotë se edhe vetëm një fëmijë i prekur virusit ka ndikim të madh tek komuniteti dhe aftësitë e familjes për t’u përballur me situatën.

Është problem i shëndetit publik dhe shqetësim i madh për mbarë botën. Gjatë dy viteve të fundit, Zika është shfaqur në 69 vende. Është një virus që shkakton dëmtim të trurit dhe paaftësi të përhershme, një goditje e madhe për familjet.”

Aktualisht, e vetmja këshillë është që gratë të mos shkojnë në zonat ku po përhapet virusi, për të mënjanuar pickimin nga mushkonjat, apo të vonojnë shtatëzaninë. Deri në vitin 2018 pritet të dalë një vaksinë kundër Zikës.

Një tjetër virus është ai i poliomelitit, i cili u shfaq në Nigeri në pjesën veriore vendit, të shkatërruar nga dhuna, ku vaksinimi i fëmijëve është i vështirë.

Ky virus po ashtu ekziston, përgjatë kufirit afgano-pakistanez. Ata që po luftojnë virusin thonë se janë të përkushtuar për eliminimin e tij. Rastet me poliomelit kanë rënë me rreth 99 përqind që nga viti 1988: nga 350 mijë raste atëherë, në më pak se 40 raste në vitin 2016.

 

 

 

Pin It