Uthulla e mollës, kuruese e plot 15 sëmundjeve

Uthulla e mollës konsiderohet mrekulli për shërimin e shumë sëmundjeve. Ajo ka përfitime të mëdha shëndetësore, ndaj më poshtë do të lexoni disa nga problemet që mund t’i tejkaloni duke përdorur uthull molle.

Rënia e flokëve :Nëse keni problem me rënien e flokëve, uthulla e mollës mund të ju ndihmojë. Është shumë ushqyese dhe rregullon pH e lëkurës së kokës. Gjithashtu forcon flokët dhe largon qelizat e vdekura që mund të parandalojnë në rritjen e flokëve.

Astma :Nëse keni probleme me frymarrja, është e rëndësishme të përdorni medikamentet që ju përcakton mjeku, por për të trajtuar një problem të tillë ju mund të përdorni edhe uthullën e mollës.

Kolla:Kolla e thatë është shumë irrituese. Nëse jeni duke kërkuar për një trajtim natyral, uthulla e mollësh është zgjidhja e duhur.

Diarre:Uthulla e mollës konsiderohet një një ilaç i shkëlqyeshëm për diarre. Ajo vepron si një antiseptik dhe vret bakteriet që shkaktojnë diarre. Rekomandohet një lugë e madhe uthull të përzihet me 25ml ujë dhe të pihet tri herë në ditë.

Pagjumësia:Nëse nuk mund të flini, pini një lugë uthull molle të përzier me 250ml ujë. Më pas do të shikoni ndryshimet.

Marrëmendja:Përvoja ka treguar se uthulla e mollës mund të ndihmojë për të trajtuar marrëmendjen. Besohet se uthulla e mollës ndikon në presionin e gjakut dhe ul nivelin e sheqerit në gjak.

Infeksionet e veshit:Përzieni pak uthull, alkool dhe ujë dhe me një copë pambuku vendosni atë në vesh. Lëreni të qëndrojë për 5 minuta.

Sytë e lodhur:Nëse keni problem me sytë, konsumoni 3 herë në ditë një përzierje me dy lugë uthull, dy lugë mjaltë dhe 250ml ujë.

Dhimbje koke:Uthulla e mollës për shkak të përbërësve që ka largon dhimbjen e kokën dhe lehtëson migrenën. Provoni dhe shikoni se sa shpejt funksionon.

Artriti:Uthulla e mollës në kombinim me mjaltin mund të përdoret si medikament natyal për të trajtuar artritin. Mund të aplikohet direkt në nyjë ose të pihet 3 herë në ditë.

Lodhja: Nëse keni problem me lodhjen kronike, kjo do të thotë se trupi juaj është duke kërkuar vëmendje. Përzieni një filxhan mjaltë me 3 lugë uthull molle dhe konsumoni këtë përierje para gjumit. Përsëriteni për disa netë rresht.

Helmimi: Uthulla e mollës vret bakteriet dhe vepron si qetësues në lëvizjen e zorrëve. Ajo mënjëherë do t’ju jap lehtësim nëse rast të helmimit nga ushqimet. Mjafton të përzieni dy lugë uthull molle më një gotë ujë të ngrohtë dhe pijeni para ngrënies.

Presioni i lartë i gjakut: Nëse keni ndonjë problem me presionin e lartë të gjakut, rekomandohet që të pini lugë uthul molle me 250ml ujë. Konsumoni 3 deri 4 herë në ditë.

Irritime në hundë: Mushti i mollës parandalon infeksionet e hundës, të cilat shkaktojnë bezdi dhe krijojnë kruarje.

Zbardhja e dhëmbëve: Uthulla e mollës konsiderohet si produkt i duhur për zbardhjen e dhëmbëve. Përzieni një lugë uthull molle me një gotë ujë dhe përdoreni për të shpërlarë gojën.

Pin It