Art që ‘mbillet’ në orizoret e Japonisë

Në Inadake ndodhen orizoret më antike të vendit dhe për ta festuar fshati krijoi një ceremoni unike në botë të orizoreve që shndërrohen në vepra të mëdha artistike me anë të një teknike të quajtur Tanbo.

Rrathët nëpër fusha të kultivuara janë një dukuri që përsëriten shpesh kudo në botë. Inadake është një fshat në veri të Japonisë që i përkiste prefekturës së Aomorit, ku jetojnë rreth 8000 mijë banorë në një sipërfaqe prej 22 km katror.

Që në krye të herës kjo popullatë është mbajtur nga kultivimi i orizit, por prej më shumë se një dekadë aty mbillet art. Në vitin 1981 një grup arkeologësh gjeti aty mbetjet e disa orizoreve që datonin prej më shumë se 2000 vjetësh dhe që atëherë u mendua që të krijohej një park tematik mbi jetën e neolitit, por turistët ishin të paktë.

Vizatimi i parë ishte një mal i bërë nga një lloj orizi me tonalitet të purpurt dhe nga një tjetër jeshil i ndritshëm. Kështu lindi Arti Tanbo,një mënyrë për të shprehur identitetin rajonal dhe që u kthye një një traditë të përvitshme. Çdo prill një grup njerëzish mblidhen për të vendosur për imazhin që do të vizatohet në fusha. Më pas 1200 vullnetarë marrin përsipër mbjelljen dhe për t’i dhënë formë vizatimeve.

Vizatimet jo vetëm që shihen nga lart, por ata kanë ngritur një vend observimi me pamje të një kështjelle mesjetare japoneze, mbi bashki. Arti Tanbo shpreh koncepte të kulturës rajonale ose lokale, por edhe ato historike.

Pin It