Një orë më pak dritë, të dielën ndryshon ora

Ndryshimi i orës do të ndodh të dielën e fundit të tetorit. Në datën 29 tetor akrepat e orës do të spostohen me 60 minuta mbrapa, duke na lejuar kështu që të flemë një orë më shumë.

Lëvizja e akrepave bëhet duke u gdhirë e diela, ne orën 03:00 të mëngjesit. Ky fenomen ndodh dy herë në vit: në javën e fundit të tetorit dhe në të dielën e fundit të marsit, kohë kur ora shkon para. Synimi është që të shfrytëzohet sa më mirë energjia diellore.

Pin It