Pas orës 19:00 mos konsumoni këto ushqime

Ushqimet që konsumojmë gjatë ditës janë të rëndësishme, por kujdes të madh duhet te bëjmë me ushqimet që konsumojmë para se të flemë. Çdo njeri duhet të hajë kafshatën e fundit të paktën tri-katër orë para se të flejë. Ekspertët shëndetësorë gjithmonë ua këshillojnë këtë gjë njerëzve sepse, sipas tyre, kjo e redukton rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe çrregullimet tjera shëndetësore.

Një hulumtim nga studiuesit turq me 700 të rritur tregon se njerëzit që hanë pas orës 19:00 kanë rritje drastike të shtypjes së gjakut, gjë që i bën ata më të prirë për shumë sëmundje të ndryshme,

Studiuesit besojnë se kjo ndodh për shkak se ngrënia  liron një sërë hormonesh të stresit kur trupi duhet të relaksohet.

Ditëve të sotme shumë njerëz e harrojnë faktin se koha kur hanë bukë është po aq e rëndësishme se ajo çka hanë. Momentin e parë që ndjehen pak të uritur, ata mendojnë vetëm për ushqim. Ushqimi është kthyer në shpërblim, në zbutës stresi ose diçka tjetër që nuk ka të bëjë me urinë.

Eshtë koha të dini se ka pije dhe ushqime të caktuara, të cilat nëse konsumohen pas orës 19:00 mund të shkaktojnë fitimin e peshës dhe sëmundjet e zemrës. Te këto ushqime përfshihet (kafeina, mishi i kuq, ushqimet me përqindje të lartë të yndyrës, ushqimet me përqindje të lartë të sheqerit).

 

Pin It