Risi: Lëvizjet e gishtave në smartphone krijojnë energji elektrike

1_7258

Një grup shkencëtarësh të universitetit të Pensilvanisë është duke punuar mbi  lëvizjet ‘e ngadalta’ si ajo e gishtit mbi ekranin e smartphone që të kthehen në energji elektrike.

Idea e shkencëtarëve është ajo e magazinimit të energjisë së lëvizjeve “të ngadalta’, si lëvizja e gishtit në ekran, që deri tani i shpëton tërësisht pajisjeve të riciklimit të instaluara në disa smartphone. Kjo teknologji ka emrin “diodat jonike”dhe arrin të transformojë në energji elektrike presionin delikat dhe konstant.

Qing Wang, një nga autorët e studimit  ka thënë se duke i vendosur në gjeneratën e ardhshme të smartphone, shpresojmë të arrijmë të furnizojmë me 40% të energjisë së nevojshme.

Pin It