Rregullat e reja të lëvizjes në shengen

romania-and-bulgaria-qualify-to-join-schengen-area-620x340

Te ndodhur përballe fluksit ne rritje te emigranteve, vendet anëtare te Bashkimit Europian dhe konkretisht pjesëtaret e zonës shengen ka marre masa per te forcuar kontrollet kufitare.

Gjithashtu, ne fillim te vitit te ardhshëm do te hyje ne fuqi edhe mekanizmi i ri per pezullimin e regjimit te vizave me vendet e treta ne rast se konstatohen shkelje. Mekanizmi per te cilin kane rene dakord vendet anëtare, midis te tjerash i jep te drejte Komisionit Europian qe te kërkoje si zgjidhje te fundit rikthim te përkohshëm te regjimit te vizave ndaj vendeve problematike. Deri tani kete te drejte e kishin vetëm vendet anëtare te unionit, qe mund te propozonin nje mase te tille, e cila duhet te merrte mbështetjen edhe nga anëtaret e tjere.

Problemet me emigrantet dhe azilantet, nëpërmjet te cilëve kane mundur te përfitojnë duke hyre ne BE edhe elementet e radikalizuar apo militantet i kane shtyre vendet e Bashkimit Europian te paraqesin nje sistem te ngjashëm te dhënash si ne SHBA apo Kanada.

Sistemi i informacionit ne udhëtim ETIAS do te hyje ne fuqi ne fillim te vitit 2021 dhe me kete rast, shtetasit e vendeve te tjera qe duan te hyjne ne kufirin e BE-se duhet te bëjnë nje aplikim te thjeshte online dhe te paguajnë 5 euro si tarife hyrëse e vlefshme per 5 vjet.

Pin It