Katër bimët që mbajnë larg mushkonjat gjatë verës

Qëndrimi ulur në kopsht ose ballkon gjatë ditëve të nxehta të verës të jep një kënaqësi të veçantë. Megjithatë, nuk jemi plotësisht rehat pasi vera është e mbushur me mushkonja, të cilat nuk na bezdisin.
Ka disa bimë të cilat janë shumë të dobishme, sidomos për t’u mbrojtur nga mushkonjat. Përveç se do t’i mbani mushkonjat larg, mbjellja e tyre ose t’i kesh përreth këto bimë shton edhe bukurinë në oborr.
Këto janë ato bimë:

1. Livando
Të gjithë i lavdërojnë këto bimë, sidomos për të bërë një gjumë më të mirë gjatë natës. Por livando ka edhe një gjë të dobishme: erën e tyre nuk mund ta durojnë mushkonjat dhe insektet e tjera.

2. Hudhra

Në mënyrë që t’i mbani larg mushkonjat, vendosni pak hudhër përreth zonës jashtë ku qëndroni dhe do ta shihni se mushkonjat do të ikin.

3. Rozmarinë
Kjo bimë është shumë ideale për t’u rritur në vende ku klima është zakonisht e nxehtë. Në fakt, Kopshti Botanik i Nju Jorkut e rekomandon atë duke e lavdëruar për vetitë anti-mushkonja.

4. Borzilok
Është shumë i popullarizuar në kuzhinën italiane. Por të shtoni pak borzilok në ushqim nuk është gjëja e vetme e mirë rreth kësaj bime. Falë erës së saj, mushkonjat do të mbajnë distancë. Vetëm sigurohuni që ta mbillni borzilokun në vend të mirë me shumë ujë dhe rreze dielli. Mënyra më e mirë për t’i larguar mushkonjat është ta mbani atë afër ballkonit ku qëndroni verës.

Pin It