Keni dëgjuar për ‘ushtrimin e rrushit të thatë’?

Shumë studime kanë treguar se me ushqim të kujdesshëm ekzistojnë mundësitë për të humbur në peshë. Një ekspert ka testuar teknikat që ndihmojnë në ushqimin e kujdesshëm dhe e ka quajtur atë “ushtrimi i rrushit të thatë”. Sipas Charlotte Thaarup, duke bërë këtë ushtrim të vetëm me rrushin e thatë është gjithçka na duhet për të ngrënë në mënyrë të vetëdijshme.

Merrni rrushin e thatë dhe shpenzoni pesë minuta “duke përdorur të pestë shqisat”
Shikojeni, duke parë ngjyrën dhe përbërjen Ndjeheni në dorën tuaj. Merrini erë
Shijojeni në gjuhë dhe vini re ndjesinë që ju jep tek dhëmbët.

Sipas Thaarup, ushtrimi i rrushit të thatë ndihmon të hani më mirë dhe më pak, raporton Mail Online.

“Nëse doni të bini në peshë, bëni një armëpushim me trupin tuaj të dashur, ndryshoni marrëdhënien me ushqimin, ose reduktoni stresin ditor duke bërë zgjedhje më të shëndetshme”, thotë Thaarup.

Të tjera mënyra janë:

Vëreni procesin e mendimit tuaj teksa hani
Bëjeni ushqimin të paharrueshëm duke rregulluar bukur tavolinën
Hani ngadalë
Uluni në tavolinë dhe jo para televizorit
Mbani një ditar ushqimi

 

Pin It