Këshilla për një marrëdhënie më të mirë njerëzore

Të pasurit një karrierë të suksesshme është ëndrra e të gjithëve. Megjithatë të qenit i suksesshëm  ndonjëherë nuk mjafton për  të qenë i qetë e i lumtur. Nëse ambienti i punës dhe kolegët tuaj ju japin energji negative dhe nëse ju mungon fryma e bashkëpunimit, ai vend pune mund të kthehet në një makth të vërtetë, sidomos kur marrëdhëniet me publikun nuk janë pika juaj e dobët. Duket se gjithçka është më e lehtë se sa e kemi imagjinuar.

Bela Gandhi, trajnerja e njohur për lidhjet mes njerëzve ka treguar sekretin se si të përmirësoni një marrëdhënie midis kolegëve.

Më poshtë janë disa teknika se si të përmirësoni marrëdhëniet me kolegët tuaj, për vetëm pak sekonda.

Blini diçka për kolegët tuaj

Kjo mund të jetë diçka e vogël dhe pa shumë shpenzime, si p.sh ndonjë ëmbëlsirë ose biskota. Një “festë” e vogël gjatë pushimit të drekës, ndihmon që marrëdhënia juaj me kolegët tuaj të marrë një kthesë pozitive.

Dërgoni kolegut/koleges një mesazh

Një mesazh i thjeshtë e i papritur si “Faleminderit që më ke ndihmuar”, “Ishe shumë bashkëpunues”, mund të ndihmojë shumë që ju të keni energji pozitive me kolegët tuaj.

Shprehni falënderimin ndaj shefit

Shefat shumë rrallë pranojnë falënderime dhe komplimente nga punëtorët e tyre. Por, nëse e bëni një gjë të tillë, në mënyrë të sinqertë, është një gjë e këndshme.

Pin It