Këshillimi, një cilësi e besimtarit

Kurani Fisnik e ka cilësuar këshillimin mes besimtarëve, pa lënë nevojë për ndonjë komentim apo interpretim tonin, fare hapur dhe qartazi, si një cilësi të domosdoshme të një myslimani, duke ua urdhëruar zbatimin zemrave që besojnë, si një kriter i pashmangshëm në çdo aspekt të jetës. Për shembull, në suren homonime të Shura-s, fjala e patëmetë na drejtohet kështu: “Ata (janë të atillë) që, i përgjigjen thirrjes së Zotit të tyre dhe e falin namazin në mënyrën më të drejtë; punët e tyre mes vedi bëhen të gjitha me këshillim; dhe vazhdimisht ndajnë (me të tjerët) nga rizku që ne u kemi caktuar.” [Surja Shura, 38]

 Duke e përmendur këshillimin me njëri-tjetrin së bashku me namazin dhe me ndarjen e pasurisë, pa i ndarë, e përcakton atë për besimtarin si një prej cilësive më jetike për një shoqëri besimtare dhe si një veprim që mund të barabitet me adhurimet për nga rëndësia. Është shumë kuptimplotë edhe fakti që sureja emërtohet po me të, pra “Shura”, pikërisht ndërsa bart këtë ajet fisnik lidhur me të! Një tjetër ajet fisnik ku këshillimi urdhërohet tërthorazi, ajo na jepet me këto fjalë: “Është prej mëshirës së Allahut që ti sillesh butësisht ndaj tyre. Po të ishe ti një njeri me zemër të ngurtë dhe egër, të gjithë ç’ke përreth do të shpërndaheshin, do të largoheshin. Kështu që falua atyre mangësitë; e kërko falje për ta. Këshilloju me ta për punët që do të bësh, e pasi të vendosni mbështetu tek Allahu; sepse Allahu i do ata që i besojnë Atij dhe kërkojnë mbështetje pranë Tij.” [Surja Al-i Imran, 159]

Pin It