Kështu e shijon lirinë ariu Buri, pas 20 vitesh i mbyllur në kafaz

Një ari në Ukrainë është liruar për të vijuar i lirë pjesën e mbetur të jetës pas 20 vitesh duke jetuar i mbyllur në kafaz. Ariu, i quajtur Buri, ishte marrë e futur në kafaz që këlysh, e nuk ishte lejuar më që të shihte botën e jashtme.

Por, tre javë më parë Buri u shpëtua nga një ekip studjuesish në Ukrainë, ndërsa së fundmi në këtë vend është rregulluar me ligj që ndalon mbajtjen në kafaze e kafshëve të egra.

Si rezultat i këtij ligji, shumë arinj dhe kafshë të tjera të egra pritet të lirohen dhe të vazhdojnë jetën të lirë në habitatin e tyre.

 

 

Pin It