Këto hapa duhet të ndiqni për të rregulluar kopshtin e shtëpisë

Kur vjen koha e rritjes së bimëve, pesha më e madhe e punës bie te mirëmbajtja e kopshtit.

Pastrimi, ujitja, plehërimi janë disa prej detyrave rutinore që na imponohen për të krijuar kopshtin tonë të bukur plot lule e pemë.

Përgatitja e tokës

Është e lehtë të mendosh se koha e mbjelljes është fillimi i sezonit të kopshtit, por këtë e kuptojmë kur fillon përgatitja e tokës.

Mënyra më e mirë për ta bërë këtë është që të përgatitet toka disa javë para mbjelljes. Kjo pjesë e mirëmbajtjes së kopshtit është më e rëndësishme se sa duket në shikim të parë.

Përgatitja e tokës rrit koncentrimin e mikrobeve disa javë para mbjelljes dhe kjo rrit produktivitetin në kopësht.

Lëvrimi i tokës

Toka duhet të lëvrohet,  lëvrimi i sjellë ajër tokës, gjë që është esenciale për rritjen e bimëve.

Para lëvrimit të tokës, ajo duhet të jetë në një gjendje mesatarisht të qëndrueshme, as e tharë e as e lagësht.

Përmirësimi i tokës

Përmirësimi i tokës bëhet duke shfrytëzuar plehun apo kujdesin tjetër për tokën. Rritja e numrit të mikrobeve me anë të këtyre hapave do t’u ndihmojë bimëve të cilat do të absorbojnë dobitë dhe do të rezistojnë ndaj sëmundjeve.

Plehërimi

Ekzistojnë disa mënyra për plehërimin dhe gjatë kohës së përgatitjes së tokës bëhet një lloj tjetër i plehërimit dhe një tjetër lloj gjatë sezonit të rritjes së bimëve.

Plehu po ashtu preferohet të shfrytëzohet në kopësht në vjeshtë duke e vendosur në tokë për ta bërë kopshtin gati për dimër. Vjeshta e hershme ose vera e vonshme janë të mira për të testuar tokën edhe për nivelin e pH në tokën tuaj.

Edhe përdorimi i plehut në mënyrë të tepruar mund të dëmtojë tokën dhe të mbjellurat tuaja nëse këtë e bëni gjatë sezonit të rritjes.

Ujitja

Kur vjen te ujitja, ekspertët thonë se duhet të mbahet konsistenca e përgatitjes që filloi nga përgatitja e tokës. E gjitha është për të mbajtur tokën relativisht të lagësht.

Lagështia duhet të jetë në mënyrë konstante dhe të rregullt. Nëse dëshironi që të ujisni çdo ditë, atëherë duhet që të ndjeni se për sa kohë dëshironi ta mbani kohën të lagësht.

Pastrimi i bimëve të padëshiruara

Ekspertët thonë se pastrimi i bimëve të padëshiruara ndihmon në meditim, pra është i mirë edhe për shpirtin perveç se kopshti duket i rregullt dhe i pastër./telegrafi.com/

 

Pin It